Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Filmohet për herë të parë transplantimi i një zemre që rrah ende dhe është e ngrohtë

Teknologji 21/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Momenti i mrekullueshëm kur një pacienti britanik i transplantohet zemra e marrë nga një donatorë dhe në gjendje ende “të ngrohtë dhe duke rrahur”, është kapur për herë të parë nga kamerat.

Procedura e transplantimit të një zemre është dokumentuar nga kamerat e BBC-së në kuadër të një dokumentari të titulluar “Një shans për të jetuar”, i cili shënon 50 vjetorin e transplantimit të parë të zemrës në Britaninë e Madhe, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Në pamjet e jashtëzakonshme, zemrat e donatorëve mund të shihen në kuti duke rrahur ende. Pajisjet e teknologjisë së fundit mundëson që zemra të mbahet në gjendje të afërt me atë në trupin e njeriut, me gjakun e dhuruesit që pompon përmes saj. Më parë një zemër, para se të transportohej duhej të ndalonte dhe të futej në një kuti të ftohtë.

Megjithatë, një organ sa më gjatë që mbetet jashtë trupit dhe pa gjak e oksigjen, aq më pak do të ketë sukses transplantimi. Tani në saje të kutisë që quhet “TransMedics Organ Care System”, kirurgët mund t’i mbajnë zemrat e donatorëve të ngrohta dhe duke rrahur për më shumë se gjashtë orë jashtë trupit. Kjo do të thotë që një zemër mund të transportohet në gjithë Britaninë, apo edhe jashtë vendit për të arritur deri tek pacienti.

Numri i pacientëve britanik që janë në pritje të operacionit për transplantimin e zemrës, është rritur me 24 për qind gjatë vitit të kaluar. Ekspertët thonë se duke marr parasyshë përshtatjen e gjakut dhe parametrave tjerë, rreth 80 për qind e zemrave mund të mos jenë të përshtatshme për shkak se janë të sëmura nga sëmundje të ndryshme.

Në dokumentar shfaqet një pacient, J. Th. 47 vjeçar zemra e të cilit funksionon vetëm 20 për qind. Ai ka qenë në pritje për transplant për 297 ditë, derisa lajmërohet një donatorë nga Irlanda e Veriut. Transporti në akull nuk do ta kishte mbijetuar udhëtimin, ndërsa një organizatë bamirëse pagoi 40 mijë funte për ta sjellë atë me kutinë e re të transportit.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë të BBC-së. /Gazeta Shneta/

https://www.youtube.com/watch?v=kVC5k2YE-5g

Artikulli paraprakMjekët shqiptarë apel prindërve: Kjo sëmundje e rrezikshme për fëmijët
Artikulli i rradhës Momenti i Adelinës, përveç fëmijës po e ‘ushqen’ edhe burrin me gji

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.