Në ngritjen e pyetjes se nëse fëmija duhet të shkojë në çerdhe apo të kujdeset nga një dado, mamia Razije Musa, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se ajo rekomandon çerdhen.
Më pas, mamia e elaboron më tutje çështjen, duke thënë se në çerdhe fëmija do të ndihet më i socializuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga përvoja ime profesionale ju rekomandoj të parën, cerdhja ka shumë benefite, fëmija 6 muaj e tutje ka nevojë pikë se pari për socializim,” njofton mamia Musa.
Ndërkohë, Musa e mbështet këtë argument më tutje duke thënë se në çerdhe punojnë njerëz të kualifikuar, të cilët mund të shmangin më lehtë situatat e rrezikshme, si p.sh mbetja diçka në fyt, si dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme.
“Mos harroni se cerdhet sot kanë njerëz të kualifikuar, cka nëse fëmijët i mbetet dicka në fyt, si të trajtohet një fëmijë i sëmurë e shumë gjëra të tjera të cilat janë paketë e përfitimit nga dërgimi në cerdhe,” shkruan më tutje mamia ndërkombëtare.
Gjithashtu, ajo justifikon frikën e nënave ndaj prekjes së infeksionit tek fëmijët e tyre, si shkak i numrit të madh të fëmijëve, megjithatë e demanton këtë frikë duke u mbështetur në një studim. Ky studim parasheh se dërgimi i fëmijës në çerdhe mund të ulë shanset e paraqitjes së kancerit të fëmijëve.
Ndërkohë, ajo ka një thënie të bukur për rëndësinë e çerdhes tek fëmijët.
“Unë gjithmonë them se cerdhja i “vaksinon” fëmijët atje përballen me viruse të ndryshme që kalojnë nga njëri fëmijë te tjerti por kjo do të thotë se ata e kanë mundësinë të ngritin imunitetin dhe ashtu të jenë të fortë e në të ardhmen të përballen shumë më lehtë me sëmundjet”, vlerëson mamia./Gazeta Shneta/