Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Këshilla për shtatzëna 28/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore.

Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social dhe/ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij. Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj abortit.

Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat e vërteta. Meshkujt fillojnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si faj, trishtim deri edhe inat e zëmërim.

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%.

Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike.

Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIlaçi i ri i Roche-së zvogëlon dukshëm gjakderdhjen te pacientët me hemofili
Artikulli i rradhës Trajtimi i etheve tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.