Sot Liani feston ditëlindjen derisa Vesa Luma dhe Big Basta kanë një urim nga zemra për djalin e tyre të vogël.
Vesa ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, të djalit të saj të vogël Lianit, me mbishkrimin: Zemra ime vogël që sot i mbushë 2 vjet! Këto 2 vjet me rrite edhe mua, edhe babin tënd, na bërë të kuptojmë rëndësinë e jetës! Nuk e krahasoj me asgjë sharmin tënd bashkë me inteligjencën dhe sensin e humorit ( kur zgjohesh natën për te pi qumështin dhe ashtu siç je me sy mbyll na thua Gëzuar) dëshirën e madhe për librat, futbollin, muzikën, raketat.. Dhe ti, Liani im, do rritesh me të gjitha të mirat e botës, ( mami dhe babi ta premtojmë qe s’do të të mungojë asgjë në jetë), e uroj të bëhesh 100 vjeç, ndërsa mua, mua me ke fal 100 jetë tjera me energjinë e dashurinë tënde! Gëzuar jeta ime! Jam krenare me ty! Të du me së shumti në botë!
E, urimi nuk ka munguar as nga Big Basta i cili duke zgjedhur fjalët më të mira për djalin e uron kështu: Drita syve të mi sot mbushi 2 vjeç!! Nuk ka dashuri më të madhe e më të sinqertë se dashuria që kam për ty dhe sidomos kur me kthehesh me po të njëjtën ndjenjë. Je inteligjent dhe shumë lozonjar, por mbi të gjitha je kampion bote absolut, golashënues numër 1, All Blacks dhe astronaut si edhe Gucci Gang. Të gjitha këto janë përditshmëria jote dhe personifikimi që i jep vetes çdo ditë, tipik djalë dhe tipik gazmor. Të do babi me shpirt dhe të uroj më të mirat e kësaj bote!! edhe 100 shpirti vogël.
Ne i urojmë Lianit një ditëlindje të mbarë edhe për shumë vite të tjera./Gazeta Shneta/