Velipoja është një ndër bregdetet më të frekuentura përgjatë sezonës së verës nga kosovarët. Sidoqoftë, ky vend turistik ka mungesë të shërbimeve mjekësore, nga vetë fakti se ekziston vetëm një ambulancë në tërë vendin.
Mungesa e shërbimeve shëndetësore u shpreh tek ajo çfarë i ngjet një pushuesi, i gjinisë mashkull, të cilin e shpëtuan dy mjekë që gjendeshin prezent, shkruan Gazeta Shneta.
“Parametrat jetesor nuk i kishte optimal por fati deshi qe prane nesh te kishim dy mjeke te nderuar, dok Fatmirin me bashkeshorten Havan”, njofton njëri nga dëshmitarët.
Përveç mungesës së ambulancës, sipas dëshmitarit, në Velipojë nuk ka as roje bregdetare e as kulla vrojtimi.
Personi 34-vjeçar, i cili ishte vetë infermier, mori trajtimin e duhur në Shkodër me ndihmë të specializuar./Gazeta Shneta/