Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Produktet e bukurisë që duhet t’i përdorni gjatë verës

Femina 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I nxehti i verës kërkon një kujdes të shtuar për lëkurën tuaj.

Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetikore.

Në verë, duhet t’u jepni lamtumirën kremrave të pasura, kremit pudër me tonalitet të errët për t’ua lënë vendin atyre me nuanca të lehta.

Produktet që nuk duhet të mungojnë:

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë.

Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës. Rekomandojmë: Qumësht dhe tonik pastrues 2 në 1, i pasur me Vitaminën E, bën një pastrim të thellë të lëkurës suaj. Në mbrëmje mund ta hiqni makijazhin me xhel pastrues.

Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur.

Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

Serumi hidratues zbut dhe hidraton lëkurën duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell.

Kremi me faktor mbrojtës është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës, shkruan Living.al.

Qumështi për trupin siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta.

Maska për fytyrën dhe trupin: Këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën.

Krem BB ose CC: Krem pudër me tonalitet të lehtë që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell.

Kremi i duarve: Duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara.

Kujdesi i flokëve: Përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët.

Artikulli paraprakSimptomat e shtatzënisë që nuk duhet t’i injoroni
Artikulli i rradhës A duhet të hani ndryshe tani që jeni shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.