Një kirurg i Nju Jorkut zbuloi tumorin e tiroides së një gruaje nga shtrati i tij derisa po shihte një televizion në HGTV.
Nicole McGuinness, 32 vjeç, u paraqit me babain e saj në shfaqjen “Beachfront Bargain Hunt”.
Ata po festonin përfundimin e trajtimit të dy viteve të Nicole për kancerin e rrallë dhe shumë agresiv të trurit që Senatori John McCain po luftonte.
Por, nga shtëpia e tij, Dr Erich Voigt identifikoi një masë shqetësuese në qafën e Nicole, dhe publikoi në Facebook se mund të kishte një tumor tjetër për të luftuar ende.
Nëpërmjet rrjetit të mediave sociale, Dr Voigt përfundimisht gjeti Nicole, dhe i kërkoi asaj të kryente biopsi.
Kjo mund të ketë shpëtuar jetën Nicole: ajo shkoi tek një specialist në Karolinë të Veriut dhe u diagnostikua me kancerin e tiroides./Gazeta Shneta/