Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa receta drithërash për mëngjesin e bebit

Këshilla për shtatzëna 07/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm për bebet. Ai duhet të jetë i pasur me fibra dhe të ketë mjaftueshëm kalori ndaj zgjedhja më e sigurt për të plotësuar këto “kërkesa” janë drithërat. Këtu janë 4 receta për drithëra e mëngjesit që mund të përgatiten gjatë kohës që bëni kafen tuaj të mëngjesit.

  1. Drithëra me fruta pylli dhe kungull

Përbërësit:

  • ½ filxhani me fruta pylli (boronica, manaferra etj..);
  • ½ kungull mesatar;
  • ¼ filxhan me drithëra për bebe;
  • ¼ filxhan ujë i ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.

Përgatitja:

Në fillim i kaloni frutat e pyllit, kungullin, ujin dhe drithërat në blender sa të krijohet një pure e njëtrajtshme. Nëse pureja del shumë e trashë mund të shtoni edhe pak ujë.

  1. Drithëra me qumësht kokosi dhe banane

Përbërësit:

  • 1 banane mesatare;
  • ¼ filxhan me qumësht kokosi;
  • ¼ filxhan me drithëra për bebe;
  • Pak kanellë.

Përgatitja:

Kaloni në blender drithërat, bananen dhe qumështin e kokosit deri sa të krijohet një pure me trashësinë e dëshiruar, nëse del shumë e trashë shtoni edhe pak qumësht kokosi. Përpara se ta servirni, spërkateni me pak kanellë sipër.

  1. Drithëra me spinaq dhe avokado

Përbërësit:

  • Një dorë spinaq;
  • ½ avokado të vogël;
  • ½ filxhan me drithëra për bebe;
  • ½ filxhan me ujë të ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.

Përgatitja:

Lajeni spinaqin dhe kalojeni në blender së bashku me avokadon, drithërat dhe ujin. Bëjini pure për 30 sekonda dhe shtojini pak uji, nëse nuk e keni arritur trashësinë e dëshiruar.

  1. Drithëra me pjeshkë dhe luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 4 luleshtrydhe;
  • ½ pjeshke të qëruar;
  • ¼ filxhan me uji të ngrohtë, qumësht gjiri ose formule.

Përgatitja:

Kalojini të gjithë përbërësit në blender për 30 sekonda dhe shtoni pak ujë nëse nuk e keni arritur trashësinë e caktuar./pernenat.al

Artikulli paraprakJa pse duhet të pini një gotë me ujë çdo mëngjes
Artikulli i rradhës Jeni anemik? 5 ushqime natyrore për të plotësuar mungesën e hekurit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.