Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja disa nga arsyet përse nuk është mirë të zbuloni gjininë e foshnjës

Këshilla për shtatzëna 11/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skanimet me ultrazë gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e nënës, ngase janë e vetmja metodë për të parë foshnjën duke u rritur e zhvilluar gjatë shtatzanisë.

Shumica e prindërve mezi presin për skanimin e javës së  18-20 për të mësuar më në fund gjininë e bebit të tyre.

Ndërkohë që mund të duket e parëndësishme në fillim, rezultati i këtij skanimi mund të ndikojë në shumë gjëra që nga blerjet që do të bëni për fëmijën, deri tek zgjedhja e emrit.

Për disa çifte, zbulimi i gjinisë mund të shkaktojë edhe tension të panevojshëm, pasi që mund të jetë gjinia e kundërt me atë që kanë dëshiruar.

Prandaj, ka disa arsye përse është mirë të mos e dini gjininë e fëmijës, deri në momentin që ta sillni në jetë.

Ndërkohë që më poshtë ekzistojnë disa arsye përse nuk duhet ta zbuloni gjininë e fëmijës:

Nuk do të jeni të kufizuar në ngjyrat e veshjeve, rozë ose blu. Do të keni një shumëllojshmëri mundësish zgjedhjeje kur të bëni përgatitjet për vogëlushin/vogëlushen tuaj.

Skanimet gjithashtu gabojnë. Ato nuk mund të jenë 100% të sakta dhe për këtë aryse mund të zhgënjeheni nga rezultati i tyre i gabuar.

Mund të testoni nëse mitet rreth shtatzanive janë të vërteta. Për shembull sipas të vjetërve, nëse prisni djalë barku juaj do të jetë më i vogël dhe më poshtë, ndërsa nëse prisni vajzë, barku do të duket më i rrumbullakët dhe më lart.

Të afërmit tuaj do të “ndahen” në dy pjesë. Disa do të thonë me siguri se prisni vajzë e pjesa tjetër se prisni djalë, gjë që mund të jetë shumë argëtuese për të gjithë.

Meqenëse rrobat që do të blini do të kenë ngjyra neutrale, mund t’i përdorni edhe në shtatzaninë e radhës. Nuk do të keni nevojë të blini çdo gjë nga e para.

Do t’ju motivojë të mos dorëzoheni gjatë lindjes. Proçesi i lindjes është i lodhshëm, por kurioziteti për të mësuar gjininë do t’ju japë më shumë energji për të përballuar vështirësinë.

Do ta pranoni shumë më lehtë edhe nëse keni dëshiruar gjininë tjetër. Kur të keni në krahë fëmijën tuaj, do të gëzoheni pa masë pa menduar për gjininë./pernenat.al/

Artikulli paraprakLëndimet e trurit të foshnjës gjatë lindjes, simptomat nga të cilat duhet të kenë kujdes
Artikulli i rradhës A lejohet shkuarja tek dentisti gjatë gji dhënies, ja ç’thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.