Nëna ju ka gënjyer kur ju ka thënë se arsyeja është se jeni të ëmbël!
Statistikisht, një në dhjetë persona tërhiqen nga mushkonjat. Por, pse disa tërhiqen më shumë se të tjerët?
Mushkonjat zgjedhin shumë dhe ata duan më të mirën për vezët e tyre. Ne prodhojmë kimikate dhe mikroba të cilat përbëjnë aromën tonë unike të trupit. Ata e dinë pikërisht përzierjen e duhur kimike dhe aromën e saj, sepse kjo përfaqëson me saktësi gjakun që ata dëshirojnë. Ata gjithashtu mund të zbulojnë këto aroma tërheqëse deri në 30 metra larg, përcjell Gazeta Shneta.
Lloji i gjakut është një faktor tjetër – Mushkonja shkon pas gjakut dhe nëse ajo ndjehet mirë, ju do të jeni një objektiv. Në një eksperiment të kufizuar u konstatua se mushkonjat preferojnë njerëzit me llojin e gjakut O dy herë më shumë se ato me tipin A. Është interesante të dini se në 85% të rasteve, në të vërtetë ju dërgoni një sinjal kimik që tregon se cili lloj gjaku keni, që tërheq mushkonjën.
Pra, çfarë e bën një koktej të shijshmëm për një mushkonjë? – Më shumë djersë dhe dioksid karboni janë përmendur, por rezultatet nga eksperimentet nuk janë gjithmonë të qëndrueshme. Kjo është kryesisht për shkakt të llojeve të ndryshme dhe mekanizmave jashtëzakonisht komplekse të krijimit të aromave që secili prej nesh ka./GazetaShneta


