Përkundër tregimit të gjysheve, të cilat sugjerojnë presionin më të madh gjatë lindjes, pra të shtyejnë më fort, një studim i ri nën udhëheqjen e mamive, po e konsideron si të dëmshëm.
Sipas këtij studimi, gratë duhet inkurajuar nga ofruesit shëndetësorë që të mos shtyejnë shumë gjatë lindjes dhe të kenë parasysh edhe pozicionet alternative për lindje, transmeton Gazeta Shneta.
I të njëjtit mendim është edhe Kolegjit Mbretëror i Gjinekologëve, të cilët të përfshirë në hulumtim, thanë se 9 prej 10 grave vuajnë nga ndonjë formë e dëmtimit perianal gjatë lindjes.
Kjo është diçka që Dot Smith, kreu i mamisë në Fondacionin Medway, fajëson keqkuptimin se gratë gjatë lindjes duhet të shtyejnë.
“Kur kemi parë 22 raste të shkallës së tretë brenda një muaji, kemi thënë: Kjo nuk është aspak e mirë”, theksoi ajo për Daily Mail.
Në vend të kësaj, udhëzimet e reja inkurajojnë gratë që të përpiqen në pozicione alternative të tilla si në këmbë, duke u përkulur, ose duke lindur të ulur në gjunjë, dhe i mësojnë gratë të marrin frymë gjatë kontraktimeve në vend që të shtyejnë./Gazeta Shneta/