Prindërit sot po vendosin që fëmijët e tyre t’i emërojnë me emra sa më të shkurtër e më modern.
E kur jemi te emrat e veçantë, shkurtër por edhe me kuptim, ja disa prej tyre:
Luna – Ky është një emër modern dhe origjinal, i cili përdoret në Spanjë dhe Francë. Ky emër vjen nga latinishtja “luna” dhe ka rrënjën “lux” që do të thotë “dritë”.
Eva – Eva dhe Adami. Këto janë dy personazhet e parë që na vijnë në mëndje. Ky emër ka kuptimin e një vajze më karakter të fortë.
Zoe – Ky emër është shumë i zakonshëm në Amerikë dhe ka origjinë greke. Do të thotë jetë dhe është emri që do të donte çdo prind.
Cora – Caterina Balivo ka zgjedhur ta quajë vajzën e saj të dytë me këtë emër. Ajo është frymëzuar nga një personazh në romanin “The Last of the Mohican”.
Iris – Emri vjen nga greqishtja “iridos”, e cila përdoret vetëm për të identifiuar ylberin.
Sara – Në Dhiatën e Vjetër ishte gruaja e Abrahamit. Ky emër hebraisht do të thotë “princeshë”.
Anna – Është një emër i thjeshtë, por me një efekt të magjishëm. Ajo vjen nga hebraishtja dhe do të thotë “Perëndia ka pasur mëshirë”.
Aurora – Emri i vajzës së kengetarit Eros Ramazzotti. Vjen nga fjala latine “ausel” dhe do të thotë “e ndritshme” .
Giada – Ky emër e ka simbolikën e tij nga një gur i çmuar dhe është i njohur për efektet e tij shëruese.
Sofia – Përdoret nga mbretëreshat dhe princeshat. Ky emër vjen nga greqishtja dhe do të thotë “mençuri”. /pernenat