Një baba ka detyruar vajzën e saj 8-vjeçare që ta hajë tërë ushqimin që ishte në dispozicion në tryezë, procedurë kjo që zgjati për 13 orë. Ngjarja ka ndodhur në Quebec të Kanadasë, derisa babai përfundoi në gjykatë me akuzën e veprimeve ekstreme ndaj vajzës së tij.
E përditshmja “The Ottawa Citizen” raportoi se 8-vjeçarja, pas torturës 13-orëshe, ka deklaruar se nuk është në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë, transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë qëndrimit në tryezën me ushqim, vajza filloi të vuante nga hipotermia apo rënia e temperaturës nga të ftohtit që po përjetonte, e që si rrjedhojë ndjeu nevojën të shkonte në tualet. Megjithatë, babai i saj nuk ishte i të një mendimi me të, dhe si rezultat, ajo u detyra të urinojë në rrobat e saj.
Sapo arriti të përfundojë tërë ushqimin, vajza më pas e vjelli të tërin, kanë njoftuar ekspertizat mjekësore.
Babai i saj u dënua me akuzën e veprimeve ekstreme me katër muaj heqje lirie. Po i njëjti, detyrohet të paguaj 500 dollarë për donacione bamirësie, si dhe të kryejë shërbime në emër të komunitetit./Gazeta Shneta/