Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmija im 18-muajsh nuk po flet ende, çfarë duhet të bëj?

Jetë 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mos u brengosni nëse fëmija juaj nuk po flet ende edhe pasi i ka bërë 18 muaj. Mosha kur fëmijët mësohen të flasin mund të ndryshojë gjerësisht. Rrini të qetë pasi nëse fëmija mëson të flasë pak më vonë se fëmijët tjerë nuk ndikon në zhvillim normal të tij.

Shumica, por jo të gjithë fëmijët, mund të thonë së paku gjashtë fjalë deri në 18 muaj. Nëse fëmija juaj nuk ka arritur deri aty ende, me siguri se bën shumë shenja e gjeste që tregojnë se është e gatshme të komunikojë.

Të vegjëlit tuaj duhet të jenë të aftë të ndjekin instruksione të thjeshta nga ju, si “merre kukullën”. Ata do të ju japin juve kukullën kur ju ia kërkoni, përcjell Gazeta Shneta.

Ata do të kuptojnë edhe shumë fjalë, qoftë një-fjalëshe apo fraza me dy fjalë, si psh.: “veshe këpucën” ose “ma jep mua”. Ata edhe mund të kopjojnë çfarë ju thoni dhe çfarë bëni.

Kur fëmija juaj do diçka, ata bëjnë me shenja kah sendi që këkrojnë. Kjo është një shenjë e mirë se ata duan të komunikojnë. Madje edhe mund të ju thonë “jo” shpesh.

Ata ndonjëherë edhe do të mundohen të përsërisin këngët që iu këndoni dhe njohin objektet nga përrallat që iu lexoni. Dhe kur të luajnë vet, mund të flasin në gjuhën e tyre, e edhepse nuk kuptohen, ata përdorin ritme dhe tinguj që i bëjnë të gatshëm të komunikojnë.

Janë shumë gjëra që mund të bëni që t’i inkurajoni fëmijët të flasin. Jepni atyre sa më shumë raste që të jetë e mundur për të komunikuar me ju, përcjell Gzatea Shneta.

Flisni me ta përderisa i bëni aktivitetet tuaja ditore, mundoheni të shenjoni duke ia spjeguar gjërat që bëni dhe pasi t’i bëni ndonjë pyetje, lini një periudhë 10-sekondëshe që ata të përgjigjen.

Gjestet me dorë gjithashtu ju ndihmon që fëmijët të ju kuptojnë se çfarë po i thoni.

Kur ata të ju përgjigjen saktë, inkurajoni ata duke ia konfirmuar dhe duke i përsëritur atë çfarë kanë thënë.

Mos u brengosni shumë për mënyrën se si i shqiptojnë fjalët, pasi e rëndësishme është që ata të kuptohen dhe ta ndjen atë çfarë e thotë.

E nëse fëmija juaj po mëson më shumë se një gjuhë njëherësh, atëherë atyre mund t’iu përzihen fjalët, por kjo do t’i ndihmojë në komunikim madje.

Por, në rast se fëmijët nuk mund të ju kuptojnë në instruksionet më të thjeshta që i jepni, atëherë duhet ta dërgoni në një vizitë tek mjeku, pasi mund të ketë edhe probleme të lehta me dëgjimin dhe nuk mund të koncentrohet në atë se çfarë i thoni./GazetaShneta

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: Ja sa nëna kanë lindur binjakë të hënën
Artikulli i rradhës Mrekulli e mjekësisë, ndahen me sukses binjakët e lindur me kokë të ngjitur

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.