Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmojnë mjekët: Fëmijëve shqiptarë po u shtrembërohen nofullat

Këshilla për shtatzëna 27/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqimet e përpunuara dhe mënyra sesi po i ushqejmë fëmijët po u dëmton jo vetëm dhëmbët, por ka nisur t’u formojë atyre shtrembërime të nofullave.

Mjekët ortodontë thonë se ka një numër të madh fëmijësh që paraqiten për të drejtuar dhëmbët, e janë të rrallë ata që kanë strukturën e dhëmbëve perfekt.

“Pothuajse të gjithë pacientët që vijnë për konsultë kanë nevojë për trajtim ortodontik. Vetëm njërit në 20 pacientë mundet t’i thuash që ka strukturën dhe dhëmbët perfekte, e s’ka nevojë për trajtim”, thotë Majlinda Telharaj, mjeke ortodonte.

Sipas Top Channel, mjekët thonë se, kujdesi që fëmijët të kenë kafshim normal duhet të nisë që prej foshnjërisë, duke i mësuar ata të kafshojnë ushqime të forta, e kjo duhet të vazhdojë edhe më tutje. Sugjerohet që fëmija është më mirë të hajë një frut, sesa të pijë lëngun e tij.

“Ne faktikisht te prindërit vërejmë që nuk kanë asnjë lloj problemi, i kanë dhëmbët perfekt. I bie që të mos përdorim lëngjet e tyre, por t’i konsumojmë duke i kafshuar frutat. Edhe ato fruta që konsumojmë janë shumë të buta, për arsye se siç dihet përdoren shumë pesticide. Nuk janë më si më parë”, thotë më tej mjekja Majlinda Telharaj.

Kjo ka bërë që fëmijët, të cilët kanë problemet me dhëmbët, të drejtohen për ortodonci, ose siç thuhet ndryshe të vendosin tela për drejtimin e tyre dhe rregullimin e strukturës.

“Duke mos i përdorur nofullat, organizmi është i zgjuar dhe fillon t’i reduktojë. Madhësia e tyre bëhet më e vogël, ndërkohë që perimetri i dhëmbëve ngelet po ai, sepse transmetohet gjenetikisht, ndaj dhe zhvillohet një moskoordinim mes dhëmbëve dhe nofullave. Dhëmbët do të mundohen të dalin dhe në momentin që ato dalin nuk janë në drejtimin e duhur. Kafshimi dhe kyçi janë aq delikatë, saqë edhe një dhëmb sikur të jetë jo në vendin e duhur, ai krijon problematikë të drejtpërdrejtë te nofulla.

Nëse krijon një parakontakt, fillon të devijojë, pasi organizmi kërkon të gjejë mekanizma për zgjidhjen e problemit. Kjo ka mundësi të çojë edhe në devijime të nofullave, që janë më problematike për një zhvillim joestetik. Ndodh t’i dalë një nofull e zhvilluar përpara, një më mbrapa”, shpjegon Majlinda Telharaj.

Por më tepër sesa estetike, pasojat janë shëndetësore. Mjekët shpjegojnë se deformimi i nofullës në kafshim jo të rregullt dhe bën që dhëmbët të nisin të bien në moshë shumë të re.

Artikulli paraprakGabimi që po bëjnë nënat me gjumin e foshnjave në javët e para pas lindjes
Artikulli i rradhës Ndryshimi i jashtëqitjes së foshnjës mund të jetë tregues i këtyre dy sëmundjeve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.