Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër shenja që ju tregojnë se do të lindni binjakë

Jetë 28/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur prindërit e kuptojnë se janë në pritje të një fëmije, sigurisht se është një gëzim i madh.

Por, gëzimi bëhet i dyfishtë kur e marrin vesh se ata do të bëhen me dy fëmijë njëherësh. E para se ta bëjnë ultrazërin, nënat mund ta vërejnë se janë të pritje të binjakëve, në bazë të disa shenjave të hershme,e ato janë:

  1. Shtimi i shpejtë në peshë

Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 deri në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzënisë edhe deri në 20 kg.

  1. Të pëzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe

Te shumë shtatzëna të cilat presin binjakë, lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo varet nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, ndërsa disa tjera thonë që i kanë pasur simptomat më të ashpra se sa kur kanë pasur një foshnje.

  1. Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët

Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjës, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dinë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjës.

  1. Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës

Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose ekzistimin e dy ose më shumë foshnjave./telegrafi

 

Artikulli paraprakPas dasmës, moderatorja shqiptare shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e mjaltit
Artikulli i rradhës Emina pompon gjoksin midis restaurantit në Amerikë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.