Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna ndan eksperiencën: Si i mësova fëmijët të flenë në dhomën e tyre brenda pak ditësh

Këshilla për shtatzëna 29/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tingëllon si një sfidë e madhe, pasi që kur fëmijët lindin ata mësohen të flenë me prindërit dhe kjo situatë vazhdon deri në moshën 2-vjeçare. Pas kësaj moshe është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të flenë vetëm.

Eliminoni objektet bezdisëse nga dhoma

Mundohuni të largoni gjithçka që tërheq vëmendjen e fëmijës në dhomë, çka e bën atë të mos e zërë gjumi.

Krijoni një rutinë për gjumin

Para se fëmija të bjerë në gjumë ai duhet të lajë dhëmbët, të ndërrohet, të dëgjojë një përrallë apo një tregim dhe më pas të bjerë në gjumë. Kur kjo rutinë bëhet më e përditshme dhe fëmija fillon të mësohet me të dhe ndihet i sigurt kur shkon në krevat. Pa kësaj ai nuk do ta ketë më problem të fle në krevatin e tij.

Minimizoni prezencën tuaj

Largohuni nga dhoma para se fëmija të bjerë në gjumë në mënyrë që ai të mos jetë i varur nga prezenca juaj. Në qoftë se zgjidhni të qëndroni në dhomë nuk duhet të shtriheni afër tij, por qëndroni sa më larg dhe mos krijoni asnjë kontakt me të. Në këtë mënyrë ai e kupton që ju jeni në dhomë, por nuk kryeni asnjë funksion, pra ai ndihet më i pavarur dhe i sigurt.

Lëreni fëmijën vetëm për disa çaste

Pasi ta keni shtrirë fëmijën në krevat premtoini atij që do të ktheheni prapë sapo të merrni diçka jashtë dhomës. Mos u ktheni menjëherë, por prisni pak më gjatë në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta zërë gjumi. Kontrollojeni fshehurazi nëse fëmija ka shanse të jetë akoma zgjuar. Në këto raste mos e lini më gjatë sepse ka mundësi që fëmija të fillojë të ndihet i frikësuar dhe nervoz, çka e përkeqëson më shumë gjendjen./Living/

Artikulli paraprakE rrallë: Shihni se si ushqen me gji babai vajzën e saj
Artikulli i rradhës Shihni se sa me stil e vesh Andrra Destani djalin e saj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.