Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili paralajmëron stafin mjekësor: Nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve

Lajme 01/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se as politika e as menaxhmenti shëndetësor nuk do të jetë strehë e të  papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve.

Ministri Ismaili ka thënë se pasi që ka marrë shumë ankesa nga qytetarët përmes fotografive dhe videove të ndryshme, do të nisë një seri takimesh me akterë të ndryshëm për të trajtuar secilën prej tyre.

Ministri Ismaili ka thënë se për nëntë muaj gjendja në sektorin shëndetësor ka nisur të ndryshoj përmes investimeve të ndryshme, prandaj, këtë dhe punën e ndershme të mijëra profesionistëve tjerë shëndetësor, nuk do ta lejoj që ta njollosin disa të tjerë të papergjegjshëm, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve!

Në këto nëntë muaj të qeverisjes, kemi nisur shumë investime në spitalet dhe klinikat tona, të cilat ngadalë po e ndryshojnë gjendjen në sektorin shëndetësor.

Ndalëm avazin e vjetër të blerjes së barnave me çmime shumëfish më të larta, krijuam shërbimin 24 orësh për mjekimin e sëmundjeve të zemrës në Kardiokirurgji, shtuam sallat e operacioneve, jemi duke blerë pajisje të shumta të cilat kanë munguar me vite të tëra, kemi lëshuar Repartin e ri të mjekimit Inteziv etj.

Kemi rritur pagesat për kujdestaritë e profesionistëve shëndetësor dhe jemi duke punuar çdo ditë në Ligjin për paga, që ata më në fund të kenë kushtet që i meritojnë.

Ndërsa tani kemi nisur edhe stabilizimin e furnizmit me barna për institucionet shëndetësore publike, që pacientët të mos kenë nevojë t’i blejnë më ato.

Ngadalë, po e fusim shëndetësinë në binarët e drejtë të një sistemi funksional ku askush nuk do të ndihet i lënë anash.

Por, krahas shtimit të investimeve, përmirësimit të kushteve për personelin mjekësor dhe pacientët, do të shtohen edhe masat për rritjen e disiplinës në punë.

Kjo, në veçanti ndaj papunëtorëve të cilët i shohin spitalet dhe klinikat tona publike si recepsione referuese.

Së fundi, kemi marrë disa ankesa nga qytetarët, të cilat kanë dërguar edhe fotografi dhe video të ndryshme.

Me që qytetarët janë epiqendra e shërbimeve tona për të cilët ne jemi duke e bërë gjithë këto punë, edhe këto ankesa nuk do të kalojnë pa u trajtuar.

Prandaj, unë kam marrë vendim që të nisi një seri takimesh me akterë relevenatë për t’i trajtuar të gjitha rastet.

Nga këto takime do të dalim me një vendim: Ose do të marrim masa ndaj papërgjegjësisë, ose të gjithë ata të cilët e gjejnë veten në atë mes duhet të largohen vet.

As politika, por as menaxhmenti shëndetësor, nuk duhet dhe nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve, të cilët i lënë zyrat dhe dhomat e kontrollit të zbrazëta.

Ne nuk do të mbrojmë askënd që lë pacientët, qytetarët tanë, pa shërbime cilësore.

Dhe,  çfarë është më e rëndësishmja, nuk do të lejojmë që disa raste të njollosin punën e mijëra punëtorëve shëndetësor, të cilët me dinjitet dhe vullnet të madh po kontribuojnë në avancimin e reformave që kemi nisur.

Artikulli paraprakNdiqni këto këshilla, përpara se të dërgoni foshnjat në plazh
Artikulli i rradhës Ky është opinioni i mjekëve shqiptarë në lidhje me lindjet me prerje cezariane

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.