1.Në çfarë moshe mund ta çoni fëmijën ne plazh
Ne te vërtet me një foshnje te porsa lindur nuk është e mundur te bëni dy ore plazh. Ne përgjithësi është mire qe fëmijët deri ne moshën 2 vjeçare te mos i ekspozoni kurrë ne orët e nxehta por vetëm rreth orës 9:30 te mëngjesit dhe 17:30 te pasdrekes.
- Foshnjat dhe mbrojtja nga dielli
Dielli është i dëmshëm për lëkurën e një te rrituri pa diskutuar lëkurën e një foshnjeje e cila është shume delikate. Nuk mund te shkoni ne plazh qoftë edhe një ore dhe te mos keni me vete një krem mbrojtës 50 SPF për foshnjën tuaj ose dhe me shume.
- Kur mund te lahen foshnjat për here te pare ne det
Hera e pare e foshnjës ne det është me te vërtet emocionuese dhe ne te vërtet nuk ka kundër ndikime edhe pse duhet te keni parasysh temperaturën e ujit sepse fëmijët sa me te vegjël aq me shume perceptojnë te ftohtin. Për herët e para është mire ti fusni vetëm këmbët pa e zhytur tërësisht.
- Foshnjat ne plazh, bëni kujdes me temperaturat
Rreziku kryesor lidhet vetëm me diellin dhe rrezikun nga djegia por ne foshnja edhe temperaturat e larta mund te shkaktojnë dehidratim. Kështu është mire qe foshnjën ta lini gjithmonë ne hije duke e freskuar here pas here duke i dhënë për te pire. Nëse jeni duke e ushqyer me gji nuk është e nevojshme ti jepni ujë sepse qumështi i nënës është një hidratues natyral i mrekullueshëm dhe i pazëvendësueshëm.
- Çfarë te bëni nëse foshnja digjet
Është e mundur qe gjate ditëve shume te nxehta edhe pse jeni munduar ta mbroni me çdo kusht lëkura e foshnjës mund te skuqet ne këtë rast për te lehtësuar disi shqetësimet e tij është mire te aplikoni një krem freskues.
Sigurisht qe te shkoni me pushime me foshnjën tuaj, nuk asgjë te keqe por duhet te keni parasysh disa këshilla ne mënyrë qe çdo gjë te shkoje ashtu siç duhet./ikub.al/