Përfundimet e arritura në studimin e fundit të Shëndetit Publik të Bmc ”Përdorimi i barnave gjatë shtatzanisë në rajonin qendror të Italisë, 2008-2012″, ngrejnë shqetësim dhe zhvendosin vëmendjen në problemin e barnave, përkatësisht antibiotikëve.
Sondazhi i kryer nga hulumtuesit nga Departamenti i Epidemiologjisë së Shërbimit Shëndetësor Rajonal të Latium, është kryer në duke studiuar të dhënat për disa gra të moshave 18 dhe 45 vjeçe që kanë lindur fëmijë në vitet 2008 dhe 2012. Objekt i studimit ishte marrja e antibiotikëve nga gratë shtatzëna gjatë 9 muajve.
Nga ky sondazh, u zbulua se 50% e grave shtatzëna merrnin antibiotikë. Në 1/5 e rasteve, ato kanë qenë të papërshtatshme ose të dëmshme për fetusin.
Në veçanti, 8 nga 10 femra kanë marrë ilaçe me rekomandimin e mjekut të tilla si shtesa progresteroni për të shmangur rrezikun e abortit, apo ilaçe teratogjenik.
Antibiotikët në shtatzëni të dëmshëm për fëmijët
Antibiotikët në shtatzëni gjithashtu do të kenë pasoja te fëmija pasi rrisnin rrezikun e sëmundjeve infektive./pernenat.al/