Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi i ditës së sotme, e premte 6 Korrik 2018

Horoskopi 06/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mësoni në lidhje me fatin tuaj, si në dashuri ashtu edhe në karrierën tuaj profesionale dhe familje në horoskopin për ditën e sotme, e premte 6 Korrik.

Dashi

Duhet të vazhdoni të luftoni për të marrë rezultatet që meritoni, sidomos nëse në vendin e punës keni bërë shumë sakrifica. Gjatë kësaj të premteje, do të keni mundësi të zgjidhni disa keqkuptime në dashuri ose në familje. Jini më të qartë dhe më të vendosur.

Demi

Jeni gati për të riparë në mënyrë drastike disa vendime që keni marrë në të kaluarën. Ky është momenti për të sqaruar të gjitha keqkuptimet në vendin e punës ose në familje. Gjithë çfarë këshillohet për ju, është që të mos jeni shumë agresiv.

Binjakët

Kjo ditë sjell keqkuptime të vogla në vendin e punës, por kjo gjë nuk duhet t’iu dekurajojë. Pavarësisht kësaj, mundësitë e mira nuk do të mungojnë. Në dashuri, parashikohen përgjigje shumë të mira.

Gaforrja

Do të nisni të planifikoni dhe organizoni gjithë aktivitetet dhe udhëtimet që keni ndërmend të kryeni gjatë verës. Këshillohet që të jeni më shumë bashkëpunues, për shkak se sugjerimet e vlefshme të bashkëpunëtorëve tuaj do të jenë shumë të domosdoshme për realizimin e projekteve të reja.

Luani

Në këtë moment do të ndiheni disi nën presion dhe kjo për shkak të disa gjërave që duhet ti kishit mbyllur me kohë. Në dashuri, një miqësi mund të transformohet në një raport më intim dhe romantik dhe kjo gjë do ju bëjë tejet euforik.

Virgjëresha

Kjo e premte do të jetë mjaft e rëndësishme për të kryer eksperimente të vogla profesionale. Keqkuptime të vogla në familje, mund t’iu prishin disi mbrëmjen. Bëni kujdes me mënyrën tuaj të të shprehurit.

Peshorja

Jeni të tensionuar lidhur me një aktivitet të rëndësishëm për karrierën tuaj aktuale. Lënia e një përshtypje të mirë është thelbësore, kështu që tregohuni sa më të vendosur.

Akrepi

Do të jeni shumë emotiv dhe të ndjeshëm gjatë kësaj dite, kështu që shmangni përfshirjen në situata të cilat mund t’iu vendosin në siklet. Mos u përfshini nga ankthi në dashuri dhe mundohuni të ndiqni një kurs natyral të gjërave. Përgjigje të mira janë fare pranë.

Shigjetari

Do të përfshiheni në një projekt interesant, i cili do ju lejojë që të shprehni sa më mirë të gjitha kapacitetet tuaja. Parashikohen mundësi shumë të mira për të bërë takime të reja.

Bricjapi

Duhet të jeni të gatshëm për të zgjidhur disa çështje të vështira në punë. Do të ketë momente tensioni me bashkëpunëtorët dhe do të jeni ju që do të vini pikën e fundit. Megjithatë duhet të tregoheni sa më diplomatë. Në dashuri do të ketë shkëndija të reja.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë mjaft interesante për të rizgjuar ndjenjat dhe për të përmirësuar raportet me persona që nuk i shikoni prej kohësh. Në mbrëmje duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj dhe mirëqenien.

Peshqit

Ka ardhur momenti që të fitoni disa sfida të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të merrni një rol të ri në vendin e punës. Kur bëhet fjalë për dashurinë, prireni që të jeni shumë të tensionuar. Nëse ka dyshime për të zgjidhur, flisni hapur me partnerin/en tuaj.

Artikulli paraprakUshqimet që asnjëherë nuk duhet t’i hani gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Përse gratë shtatzëna duhet të hanë bukë shpesh

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.