Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia Razije sjell këshillat si të përkujdeseni për bebet në verë

Jetë 09/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Little baby boy sleeping on the beach
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia e njohur shqiptare RazijeMusa vjen me disa këshilla shumë të rëndësishme për bebet në këtë sezonë të verës.

Ajo në disa pika ka shpjeguar gjërat më të rëndësishme që prindërit duhet ti kushtojnë vëmendje që bebet të përballojnë më lehtë nxehtin.

Ajo mes tjerash tregon se dieta për bebet është ndrë më të  rëndësishmet, ndërsa uji duhet të mos mungojë fare në organizëm, përcjell Gazeta Shneta.

Gjithashtu, duhet  të kushtohet kujdes i madh ndaj mushkonjave, kurse edhe ajo çfarë bebet kanë të veshur ka rëndësi në atë se si i përballojnë temperaturat.

Më poshtë keni këshillat me detaje të mamisë Razije:

“KËSHILLA PËR BEBET NË VERË Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju shkruaj që të ju jap shkurtë disa këshilla për gjithë sezonin.

1. Dieta e bebes ka shumë rëndësi, sigurohuni që beba pin mjaftueshëm qumësht gjiri ose formulë në mënyrë që të mos dehidratohet sepse gjatë ditëve të nxehta djersa bënë që fëmija të humb ujë nga lëkura. Për fëmijët që ushqehen me ushqime solide kujdesuni që të marin mjaftueshëm pemë sepse edhe aty ka sasi të ujit. Keni kujdes me ushqimin kur të udhëtoni sepse nga temperaturat e larta shumë lehtë mund të prishet.

2.Uji ka shumë rëndësi, gjithmonë vlojeni ujin për të cilin nuk jeni të sigurtë se është i pijshëm por nëse ekziston mundësia e blerjes së ujit edhe ai është opsion i sigurtë kur nuk keni qasje në ujë të pijshëm.

3. Skuqjet nga nxehtësia janë të zakonshme gjatë veres, ato shfaqen në qafë apo në fytyrë. Kujdesuni të bëni banjo për beben me ujë jo shumë të nxehtë por të vakët dhe me shampone hipoalergjenike.Një kujdes më të shtuar duhet t’i kushtoni skuqjeve në zonën e pampersave prandaj pastroni fëmijet dhe aplikoni kremë apo vaj ulliri ose kokosi.

4. Kujdes ndaj mushkonjave, përdorni sprejat apo kremat adekuate të testuara dermatologjikisht apo edhe metodat për të cilat kam shkruar më heret aplikimin e limonit, hudrës apo akullit (lexoni postimin për kafshimin e mushkonjave)

5. Rrobat e duhura kanë shumë rëndësi, si gjithmonë apeloj të mos i mbingarkoni me rroba, të jenë 100 % pambuk dhe gjatë veres zgjedhni ngjyrat e hapura. Me dashuri, Razija”./GazetaShneta

Artikulli paraprakDr. Sabit Mehmeti emërohet u.d. i drejtorit të Urologjisë në QKUK
Artikulli i rradhës Këto gjëra duhet t’i dini para se të bëni depilimin me dyll

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.