Një studim i kryer nga Universiteti “Columbia” në Nju Jork, e që më pas u botua në revistën shkencore “American Medical Informatics Association” konfirmoi se foshnjat e lindura në muajin korrik dhe tetor janë më të ekspozuar ndaj astmës sesa të tjerët.
Ndërkaq, një analiza e po këtij studimi mësoi se nënat në tre muajt e para të shtatzënisë kishin në kontakt nivele më të larta të grimcave atmosferike dhe si pasojë, ata do vuanin një formë të aritmisë, të quajtur si fibrilacion atrial.
Së fundmi, rezultoi që fëmijët e lindur nga gratë që ishin ekspozuar ndaj dozave të larta të monoksidit të karbonit në tremujorin e parë kishin lindur fëmijë të prirur për zhvillimin e ankthit dhe depresionit.
Ata gjetën, për shembull, se rreziku i fibrilacionit ishte më i lartë për fëmijët e lindur nga gratë e Nju Jorkut të cilat kanë lindur gjatë dimrit, sepse muaji i parë i shtatzënisë përkonte me stinën e verës kur ndotja ishte më e lartë në atë qytet./pernenat.al/