Nëse gjinjtë tuaj rrjedhin lëng të bardhë, të verdhë ose pa ngjyrë, ky mund të jetë indikator se trupi juaj po përgatitet të ushqejë fëmijën me gji.
Zakonisht gjinjtë tuaj fillojnë të rrjedhin në fund të tremujorit të tretë, por një gj e tillë mund t nëdodh në çdo kohë pas pesë apo gjashtë muajsh shtatzani, transmeton Per nenat.
Lëngu që vëreni quhet kulloshtër, i cili është pararendës i qumështit të vërtetë që do të filloni të prodhoni disa ditë pas lindjes. Kulloshtra është e pasur me proteina dhe përmban antitrupa që mbrojnë fëmijën tuaj nga infeksioni gjatë ditëve të tij të para në jetën reale.
Ju nuk do të jeni në gjendje të ndaloni rrjedhjet, por mund të vëreni se ato do bëhen më intensive, sapo gjinjtë tuaj stimulohen si për shembull gjatë marrëdhënieve seksuale.
Por, nëse lëngu që del nga gjinjtë tuaj, fillon të duket i përgjakur, është mirë të shkoni te mjeku.
Në shumicën e rasteve ato pastrohen pas lindjes dhe nuk ndikojnë në aftësinë tuaj për të ushqyer me gji.
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.