Fletët e gjelbra apo spinaqi janë të pasura me kalcium, element i rëndësishëm për zhvillimin e kockave të njeriut.
Vetëm një filxhan spinaq i zier në avull përmban 42 miligramë kalcium. Veç kësaj, është i pasur me magnez, kalium, natrium, hekur, selen, vitaminë A dhe shumë minerale të tjera.
Prindërit, megjithatë, frikësohen në mos është herët t’ia japin në ushqim fëmijëve para moshës njëvjeçare.
Nga ana tjetër, disa pediatër këshillojnë që nga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit të bebeve, ndërsa të tjerët rekomandojnë që të pritet muaji i tetë apo i dhjetë.
Asgjë nuk mund ta dëmtojë nëse provoni ta përfshini në meny të bebes suaj tetëmuajshe, mirëpo në sasi minimale.
Gjithsesi, spinaqi i zier në avull duhet të jetë i freskët, sepse studimet tregojnë që nëse qëndron më gjatë, i shtohet sasia e nitratit, dhe atëherë mund ta dëmtojë beben.
Është mirë të jetë organik, ndërkaq mjekët thonë që më mirë është të hahet i grirë, jo në blender, sepse në atë mënyrë merren më shumë përbërës të shëndetshëm. /Telegrafi/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.