Gratë që kanë lindur të paktën pesë fëmijë mund të kenë 70% më shumë gjasa të zhvillojnë këtë lloj të sëmundjes më vonë se sa shoqet e tyre me më pak fëmijë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Neurology.
Hulumtimi i cili përfshiu mbi 3.500 gra mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe në Greqi – zbuluan se edhe gratë me shumë fëmijë që nuk kishin çrregullime mentale kishin rezultate më të vogla në një test kognitiv të përdorur gjerësisht sesa gratë me më pak fëmijë.
Një teori prapa kësaj pabarazie është estrogjeni – hormoni primar femëror i seksit që ngrihet në trupat e grave gjatë tremujorit të tretë të shtatëzënisë.
“Në kafshë, shtatzënia e hershme shoqërohej me njohje të përmirësuar, ndërsa shtatzënia e vonshme dhe paslindja e hershme me njohuri të dobësuar”, thotë autori i studimit, Dr. Ki Woong Kim për CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Në të dyja rastet si tek kafshët dhe njerëzit, estrogjeni është neuroprotetik kur rritet sasia e tij, ndërsa neurotoksik kur është jashtëzakonisht i ngritur”.
Alzheimer është një sëmundje neurodegjenerative e pakthyeshme që në mënyrë progresive dëmton kapacitetet mendore të trurit, veçanërisht duke synuar kujtesën.
Besohet se Alzheimer është shkaktuar nga një ngritje e pllakës amyloid në tru./Gazeta Shneta/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.


