Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi i ditës së sotme, e diel 22 korrik 2018

Horoskopi 22/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është horoskopi për ditën e diel, 22 korrik të këtij viti që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimet për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje horoskopi.

Dashi

Përfitoni nga kjo fundjavë për të shmangur stresin dhe për të rigjetur të gjithë energjitë tuaja. Jeni lodhur shumë kohëve të fundit, ndaj ka ardhur koha që ti kushtoni më shumë vëmendje vetes. Nga ana e partnerit/es në biznes, do të merrni përgjigje të mira mbi çka prisni.

Demi

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për të rizgjuar emocionet dhe për të vlerësuar më mirë të gjitha raportet ndërpersonale. Kjo ditë parashikon zhvillime të rëndësishme nga pikëpamja profesionale, të cilat do ju bëjnë më autoritar dhe të pavarur.

Binjakët

Nga pikëpamja profesionale ky është një moment shumë i mirë për të marrë të gjitha përgjigjet që prisnit prej kohësh. Në raportin në çift do të jeni disi të menduar, por mundohuni që të mos i kushtoni rëndësi anktheve të kota.

Gaforrja

Është një ditë e cila do ju gjejë disi të shpërqendruar dhe kjo në vendin e punës mund të shkaktojë vonesa dhe ngadalësime. Mundohuni që të veproni me sa më shumë diplomaci si dhe shmangni debatet joproduktive. Investimet janë mjaft të favorizuara.

Luani

Kjo e diel do ju gjejë mjaft produktiv dhe të dobishëm. Edhe në dashuri do të rigjeni forcën që keni kërkuar prej kohësh dhe do të rezultoni mjaft tërheqës.

Virgjëresha

Do që të merrni më shumë rezultate dhe konfirmime nga ana e partnerit/es, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore. Kjo e diel është mjaft e favorshme për të qenë strategjik dhe për të çuar përpara projekte në vendin e punës.

Peshorja

Ky është një moment shumë i mirë për të vlerësuar disa situata profesionale, të cilat ju kanë përhumbur dhe tensionuar kohëve të fundit. Do të nisni të vlerësoni disa propozime të cilat mund ti japin një kthesë të rëndësishme karrierës suaj.

Akrepi

Do të jeni gati të lodheni më shumë, vetëm që të ndihmoni kolegët në vështirësi dhe kjo gatishmëri e juaja do ju lejojë që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi. Në dashuri do të jeni në kërkim të aventurave të reja romantike.

Shigjetari

Duhet të jeni më të drejtpërdrejt në raport me kolegët tuaj, sidomos nëse ka çështje që kanë mbetur pezull dhe që mund t’iu pengojnë. Në dashuri ky është një moment shumë i mirë për të shprehur hapur ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Në investime nuk duhet të jeni shumë impulsiv, pasi në këtë moment duhet të përqendroheni në organizimin e rezervave që keni, me qëllim vënien në zbatim të një projekti të ri. Sa i takon dashurisë, parashikohen takime mjaft të favorshme.

Ujori

Duhet të jeni më të gatshëm për një ballafaqim me një familjar apo partner/e. Së fundmi keni përjetuar jo pak tensione, por tani do të keni mundësi që të hapeni për dialog dhe të gjeni zgjidhje të frytshme. Në vendin e punës duhet të përkushtoheni më shumë, në mënyrë që të shpërbleheni.

Peshqit

Kjo e diel është mjaft e favorshme për të rizgjuar pasionin dhe për të rigjetur bashkëpunimin e humbur me partnerin/en. Edhe ata që janë vetëm do të rezultojnë më joshës dhe mund të bëjnë për vete persona interesantë. Biznesi është mjaft i favorshëm. /noa.al

Artikulli paraprakSi të rrisni sasinë e qumështit të gjirit, tregon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, deri në sa do arrijnë temperaturat maksimale

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.