Vazhdon edhe më tutje tradita shqiptare e kohëve të mëhershme kur favorizonin djalin para vajzës.
Mbase tani nuk vazhdojnë më format më primtive, megjithatë provohet teknologjia për të bërë selektim gjinor të bebeve, apo ajo që njihet si aborti selektiv.
Sipas OBSH-së më shumë se 100 milion bebe të gjinisë femërore vdesin çdo vt dhe kjo poashtu vije edhe si dëshirë e prindërve për të pasur një djalë para vajzës.
Doktor Rustem Celami, obstetër dhe gjinekolog thotë për Top Channel se një abort selektiv ekziston edhe në vendin tonë, por që nuk ka statistika të sakta rreth këtij fenomeni.
Theksojmë se aborti selektiv jo çdo herë vjen si një kërkesë e tillë, pasi shumë gra në kushte shtëpiake kryejnë abort sapo të marrin vesh nëse kanë një djalë apo vajzë./JOQ.al/