Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është numri i fjalëve që fëmija duhet t’i dijë në moshën 1, 2 dhe 3 vjeçare

Këshilla për shtatzëna 25/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur është fjala për fëmijët, prindërit asnjëherë nuk pushojnë së brengosuri.

Në një artikull të fundit, ekspertja Lauren Reinhardt ka shpjeguar se si mudn ta dini nëse fëmija juaj është duke zhvilluar aftësi adekuate të të folurit.

Ajo tregon që studime të ndryshme e mbështesin faktin se fëmijët të cilët futen në shkollë me një fjalor më të zgjeruar thjesht kanë rezultate më të mira.

Pra, fëmijët janë më pak të prirë të kenë probleme me mësim nëse dinë shumë fjalë, pasi që janë më mirë të pajisur për t’u ballafaquar me problemet sociale, emocionale, etj.

Përveç kësaj, ekspertja gjithashtu ka cituar një hulumtim i cili thotë se djemtë janë deri në trefish më të prirë të kenë vonesa në gjuhë sesa vajzat.

Sidoqoftë, sa fjalë konsiderohet si normale që fëmija t’i dijë në moshën 1, 2 dhe 3 vjeçare?

1 vjeç

Reinhardt thotë se gjatë kësaj moshe fëmija duhet të jetë i aftë ta thotë fjalën e parë, dhe ndoshta edhe disa tjera.

18 muajsh

Pas një viti e gjysmë që ka lindur, fjalori i fëmijës duhet të jetë duke i rritur me ritëm të mirë, ku ajo parasheh që fëmija t’i dijë deri në 20 fjalë.

Nuk ka nevojë fëmija që t’i shqiptojë mirë të gjitha fjalët, por mjafton t’i dijë ato dhe t’i thotë përafërsisht.

2 vjeç

Kjo moshë është e rëndësishme sa i përket zhvillimit linguistik. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë i aftë t’i lidhë dy fjalë me njëra-tjetrën.

P.sh., topi dhe i madh. Ose Verdhë dhe Dielli, etj.

Për ta arritur këtë, fëmijës i nevojitet një bagazh i mbushur me plot fjalë të cilat duhet t’i zgjedhë, prandaj ajo thotë se deri në këtë moshë fëmija duhet t’i dijë minimum 50 fjalë.

3 vjeç

Ditën që fëmija i mbushë 3 vjeç, ai/ajo duhet t’i dijë 1,000 fjalë.

Ndonëse është gjë e vështirë që prindërit ta numërojnë secilin fjalë që fëmija e thotë, ju mund ta dini nëse fëmija është duke zhvilluar aftësi të mira komunikimi nëse është i aftë të formulojë fjali me 5-7 fjalë./Telegrafi/

Artikulli paraprakKështu e mashtron vajzën Teuta Krasniqi
Artikulli i rradhës Kjo nënë fotografoi momentin e lindjes, ja një perspektivë nga ajo

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.