A po planifikoni të blini një jastëk për të voglin tuaj? A shqetësoheni se fëmija juaj nuk mund të jetë i kënaqur duke fjetur pa jastëk?
Ky artikull tregon se sa e sigurt është për foshnjat të përdorin jastëk dhe kur mund të flenë foshnjet me një jastëk, transmeton Gazeta Shneta.
Tani pediatrit dhe ekspertët për kujdesin e fëmijëve janë të bindur se jastëkët tek fëmijët mund të shkaktojnë rrezik potencial të SIDS (Sindromi i Vdekjes së Foshnjave).
Ndërsa shumica e krevateve për fëmijë kanë jastëkë, është më mirë t’i shmangni përdorimin e tyre derisa i vogli juaj të jetë dy vjeç.
Kjo gjë ndihmon në shmangien e ndonjë ngulfatje aksidentale, pasi fëmija mund të jetë në gjendje të marr dhe të vendosë jastëkun mbi të, por që nuk do të jetë në gjendje ta heqë atë./Gazeta Shneta/