“Është normale të habitesh nga pesha e shtimit të peshës, mund të vërehët në një kohë shumë të shkurtër”, thotë Maggie Baumann, M.F.T., C.E.D.S., një psikoterapeutë me seli në Newport Beach të Kalifornisë.
Por, shtimi i atyre kilogramëve gjatë shtatzënisë mund të jetë një përvojë pozitive, për një sërë arsyesh, transmeton Gazeta Shneta.
Sa peshë do të shtoni gjatë këtyre 40 javëve? “Kjo varet kryesisht nga indeksi i masës trupore të para shtatzënisë (BMI)”, thotë Patricia Lo, M.D. një obstetër-gjinekologe në Qendrën Mjekësore MemorialCare Saddleback në Laguna Hills të Kalifonisë.
“Për femrat me BMI normale (18.5 deri në 24.9), ne rekomandojmë rreth 10 kilogramë fitimi peshë gjatë shtatzëni,” thotë ajo.
Gratë nën peshë kanë pak më shumë liri veprimi dhe mund të fitojnë mesatarisht 18 kilogramë. Gratë në mbipeshë (me BMI midis 25 dhe 29.5) duhet të fitojnë rreth 10 kilogramë.
Gjithashtu, fëmija juaj në rritje ka nevojë për peshë që të mbështesë zhvillimin e tij në mënyrë që ai të rritet i madh dhe i fortë.
“Gratë që nuk kanë peshë të mjaftueshme gjatë shtatzënisë kanë një rrezik më të lartë për të patur një lindje të parakohshme ose fëmijë me peshë t ë ulët”, thotë Kathleen M. Rasmussen, Ph.D., RD, profesoreshë e shkencave ushqimore në Universitetin Cornell dhe kryetare e Komitetit mbi fitimin e peshës gjatë shtatzënisë:
Rishqyrtimi i udhëzimeve në Institutin e Mjekësisë. “Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore për fëmijën, përfshirë frymëmarrjen, zemrën dhe problemet e tretjes, në lindje dhe më vonë në jetë.”/Gazeta Shneta/