Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë po bëjnë gabim: Këto janë ushqimet që nuk duhet ngrirë

Femina 30/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Dr. Ismail Lutolli

Pyetja që shpeshherë na sillet në mendje ka të bëjë me ngrirjen e ushqimeve të ndryshme. Kjo pyetje bëhet edhe më domethënëse nëse kemi gjëra të shëndetshme nga bahçet tona. Ngrirja është proces i ruajtjes së ushqimit me ndihmën e temperaturës së ulët, ku vije deri te ndalimi i ndryshimeve biokimike dhe fermentative si dhe zhvillimin e mikroorganizmave.

Ushqimi i freskët është më i shëndetshmi

Në fillim duhet të sqarojmë se ushqimi i freskët gjithmonë është më i miri dhe me i shëndetshmi sidomos kur ai është sezonal. Pra, çdo ushqim sezonal dhe i freskët dhe vendas është gjithmonë më i shëndetshëm sesa ushqimi i ngrirë.

Provoni që gjithmonë t’i jepni përparësi ushqimit të freskët. Në ngrirje nuk ndodhë ndonjë proces magjik i veçantë apo rikuperimi i ushqimit që po prishet. Aty thjeshtë ndalojmë kohën për atë produkt.

Nga ngrirja do të nxjerrim ushqimin që do të fusim, në mos edhe të jenë të dëmtuar.

Është fare e pakuptimtë të mbajmë një sasi mishi për disa ditë në frigorifer dhe pasi të konstatojmë se “i ka bërë ditët” ta fusim në ngrirje të thellë për ta pasur për më vonë. Kur ta shkrijmë do të konstatojmë se do të jetë i njëjti produkt, por më një gjendje edhe më të keqe sesa ishte para se ta fusnim në ngrirje të thellë.

Pra, nëse doni të hani gjithmonë produkte cilësore e te shëndetshme, gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsumoni racionin e planifikuar për atë ditë dhe pjesën që ka ngelur apo që nuk do të konsumoni, të fusni menjëherë në ngrirje.

Duke ditur se një pjesë të ushqimeve është e pamundur ti sigurojmë të freskëta ne sezonën e dimrit, atëherë ngrirja ngelet alternativë e përshtatshme. Ka ushqime që jo vetëm që është e lejuar por edhe rekomandohet ngrirja e tyre nëse dëshirojmë ruajtje cilësore.

Ushqimet që nuk bën te ruhen ne frigorifer me ngrirje të thellë

Eksitojnë disa ushqime të cilat nuk do të duhej të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë, pasi do të vije deri te ndryshimi i strukturës së tyre, shijes si dhe ekziston rreziku për dëme mbi organizmin e atyre që i përdorin.

Ato ushqime janë si më poshtë:

Ushqimi i cili në brendësinë e tij përmban sasi të mëdha lëngu

Shalqiri, portokajtë, kastravecët, assesi nuk bën t’i ngrini. Këta artikuj kanë sasi të madhe të lëngjeve dhe nëse i vendosim në ngrirje të thellë, ,gjatë procesit të ngrirjes kristalizohen dhe pas shkrirjes plotësisht ndryshojnë strukturën dhe bëhen të qullët sikur pure. Pra, kemi humbje edhe të cilësisë e edhe të strukturës sa gati bëhet e papërdorshme për tu ngrënë.

Ushqimi i fërguar dhe i pjekur

Ushqimi i përgatitur dhe i fërguar në sasi të madhe vaji apo ushqimi i pjekur në mënyrë klasike apo në skarë, pas ngrirjes, struktura e tij kërcëlluese dhe shija do të ndryshojë dhe për këtë arsye nuk preferohet ruajtja në ngrirës të theksuar.

Produktet e qumështit

Është mirë që produktet e qumështit si jogurtët, djathërat të përdoren të freskëta pasi mundësia për t’i blerë ekziston në çdo kohë të vitit. Pra, nuk preferohet ruajtja e tyre me ngrirje te thellë. Nëse kjo ndodhë, pas shkrirjes do humbasin goxha në strukturën e tyre dhe në veçanti shijen e tyre.

Vezët e freskëta dhe ato të ziera

Vezët sot ka mundësi të blihen gjatë tërë vitit dhe është tërësisht e panevojshme ruajtja në ngrirje të thellë. Nëse kjo ndodhë, do të kemi humbje të cilësisë dhe ndryshim të strukturës se tyre. Në ngrirje vezët do të bymehen dhe lëvozhga e tyre do të çahet. Nëse behet ruajtja duhet hequr lëvozhga para se ti fusim në ngrirje te thellë.

Perimet

Perimet të cilat kanë përqindje të madhe uji, si sallata jeshile, spinaqi, trangujt, kungujt, kërpudhat, etj. Struktura e këtyre ushqimeve do të dëmtohet në mënyre të dukshme për shkak të kristaleve të panumërta të akullit që do të formohen brenda tyre, kështu që nëse planifikoni të bëni sallatë me të tilla produkte, nuk rekomandohet ngrirja e thelle./FamiljadheShëndeti/

Artikulli paraprakKimikatet që duhet t’i mbani larg sa jeni në shtatzëni
Artikulli i rradhës Profesori Shefqet Lulaj tregon si mund të zbulohen çrregullimet në shtatzëninë e hershme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.