Ekzistojnë disa aspekte të ushqyerit me gji që një nënë e re ka nevojë t’i mesojë. Një ndër ta është edhe fjetja e foshnjës gjatë gji dhënies.
A keni pyetur ndonjëherë veten se pse ndodh kjo? Mom Junctions ka përgatitur disa faktorë praktik dhe psikologjik, që mund të shpjegojnë se përse i vogli juaj bie në gjumë gjatë gji dhënies, transmeton Gazeta Shneta.
Ata tashmë janë të ngopur
Kjo është një ndër arsyet kryesore se përse fëmija juaj mund të bie në gjumë gjatë procesit të ushqyerjes. Ekziston një tendencë në mesin e të porsalindurave që të qetësohen sapo barku i tyre është plot.
Nuk po ushqehen me gji si duhet
Foshnjat që nuk ushqehen në mënyrën e duhur gjatë gji dhënies kanë një tendencë të rënies në gjumë. Një ndër shenjat për të zbuluar këtë gjë është dhimbja e lehtë ose ndjenja e parehatisë gjatë gji dhënies.
Pesha e ulët në lindje
Pesha e foshnjës gjatë lindjes më e ulët se 2.2 kilogramë mund t’ ndikojë në aftësinë e saj të gji dhënies, përkatësisht të bien në gjumë./Gazeta Shneta/
– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.