Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla për llojet e rrobave në shtatzëni, gjithçka që duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 30/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë është i pashmangshëm, si dhe ndryshimi i dukjes trupore, prandaj jo rrallëherë shtatzënat bijnë në depresion të lehtë. Rrobat e deritashme fillojnë të bëhen shumë të ngushta dhe joadekuate, dhe ato pak gjëra që ju bëjnë taman, duken tmerrshëm.

Gjatë blerjes së rrobave të shtatzënisë, duhet të jeni të mençura dhe racionale – mos blini shumë rroba sepse nuk do ti bartni për shumë kohë. Gjithsesi provoni ato që planifikoni t’i bleni dhe shikoni nëse ju bëjnë të ndiheni komode, këndshëm dhe që të kenë mjaft vend edhe për barkun tuaj.

Vishuni me disa palë rrobesh, rrobe të cilat mund ti zhvishni me rradhë, sepse mund të ndodh që papritur të ndjeni shumë nxehtësi.

Kurrë: Mos vishni gjëra të cilat mund t`ju ngushtojnë, sikurse janë rrypat, çorapet, hullahopet dhe llastiqet e ndryshme të çorapeve.

Mbathjet e brendshme

Është shumë e rëndësishme të keni sytjenë të mirë, të cilat mund të përshtaten, në mënyrë që në çdo moment të shtatzënisë t`ju mbajnë gjoksin mirë. Duhet të jenë nga materialet natyrale dhe linet duhet të jenë mjaft të gjera, që të mund të mbajnë gjoksin e rëndë, i cili do të bëhet gjithmonë e më i rëndë.

Ekziston edhe kombinimi i sytjenëve të cilët mund të barten edhe gjatë shtatzënisë por edhe pas lindjes, gjatë gjidhënies, sepse e kanë mundësinë që të hapen në pjesën e përparme për të ushqyer me gji, prandaj mund të themi se këto lloj sytjenësh janë më praktikë sepse ju shërbejnë jo vetëm gjatë shtatzënisë por edhe pas saj.

Mbathjet e veçanta për shtatzëna, poashtu duhet të jenë nga materialet natyrale, por zakonisht kanë edhe pjesën e përparme më të fortë, e cila njëkohësisht mban barkun, dhe do të ndiheni më këndshëm në to se sa në ato të zakonshmet.

Kostumet e larjes

Ekzistojnë kostume të larjes të veçanta për shtatzëna, të cilat kanë përforcues në pjesën e zgjeruar të dedikuar për barkun, dhe në të cilat do të ndjeheni më komode, dhe do të dukeni më bukur, se sa nëse provoni ti bartni kostumet tuaja të vjetra.

Këpucët

Shputat gjatë shtatzënisë janë zakonisht pak më të mëdha se para saj, dhe tek disa gra kurrë nuk kthehen në madhësinë e mëparshme, kështu që është e mundur që të duheni të merrni këpucë të cilët janë një numër më të mëdha.

Shmangni taket e larta, por kjo nuk nënkupton që duhet të vishni këpucë të rrafshëta, të cilat mund ta shqetësojnë kurrizin edhe më shumë – përcaktohuni për këpucë me take mesatare, stabile, në të cilat mund të ndiheni komode dhe në të cilat nuk e humbni baraspeshën. Assesi mos blini këpucë të cilat duhet të lidhen në këmbë sepse do ta keni shumë të vështirë ti vishni kur t`ju rritet barku edhe më tej.

Çorapet

Nëse keni vena të zgjeruara, gjithsesi bartni çorape të veçanta për shtatzëna të cilat janë të dedikuara për venat e zgjeruara, dhe vishini ato para se të çoheni nga krevati. Mos blini çorape gjer tek gjuri me pjesën e lartë prej gome por vetëm çorape komode.

Pantalonat

Nuk keni nevojë të vishni pantalona të gjëra me tregerë – keni në treg pantalona/xhinse të këndshme për shtatzëna të cilat kanë vetëm në pjesën e korsesë shtesën për bark. Tek disa madje, është i mundur zgjerimi i korsesë në përshtatje me rritjen e barkut.

Kanatieret

Kur zgjedhni kanatieret, tunikat apo bluzat, zgjedhni ato të cilat zgjerohen nën gjoks, në mënyrë që barku të ketë vend të mjaftueshëm. Shmangni rrobet e ngushta.

Tregoni ato që duken mirë – dekolteja e cila deri më tani asnjëherë nuk ishte aq e bollshme, këmbët që nuk duhet të jetë të fryra, flokët që shkëlqejnë… Nëse jeni shtatzënë, nuk do të thotë që nuk jeni tërheqëse. /bebaime

Artikulli paraprakManikyri i thonjve gjatë shtatzënisë, a do të ketë efekte anësore
Artikulli i rradhës Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.