Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse ju errësohet lëkura gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 30/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A është lëkura juaj më e errët në disa vende?! Kjo është vetëm edhe një shenjë e shtatzënisë. Kloazma apo melazma, si dhe emrat tjerë, janë ndryshime fizike në lëkurë gjatë shtatzënisë.

Lëkurës tuaj mund ti lajmërohen njolla ngjyrë kafe. Është vlerësuar që rreth 70 % të grave kanë kloazmë! Gratë me ten të errët janë më të ekspozuara ndaj kloazmës.

Si lajmërohet kloazma?

E ashtuquajtura “maskë gjatë shtatzënisë” lajmërohet si shkak i prodhimit të shtuar të melaninës në organizëm. Melanina është substancë e parrezikshme, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe irisit të syrit. Melazmën nuk do ta vëreni vetëm në fytyrë, por në të tërë trupin.

Edhe pse kjo nuk paraqet ndonjë “siklet” gjatë shtatzënisë, shumë gra janë të shqetësuara për këtë.

Çfarë mund të bëj në lidhje me këtë?

Mos u brengosni, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti. Mund ti bëni disa gjëra në mënyrë që të mos e përkeqsoni gjendjen e melazmës: mos dilni në diell! Rrezet e diellit bëjnë prodhimin e melaninës.

Nëse ju duhet, bleni ndonjë grim të përshtatshëm në mënyrë që ti mbuloni njollat e errëta. Përdorni krema me acide alfa-hidrokfile të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura. Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës mbet edhe për disa muaj pas lindjes, vizitoni dermatologun apo kirurgun kozmetik.

Çfarë ndodh me vijën e cila gjendet në bark nën kërthizë?

Shumë interesante: a e keni ditur që e keni patur një vijë të padukshme nga kërthiza deri te kocka pubike para shtatzënisë? Kjo vijë quhet linea alba. Gjatë shtatzënisë, meqë rritet prodhimi i melaninës, kjo vijë do të errësohet dhe quhet linea nigra. Kjo vijë, si dhe pegmentimi i lëkurës kthehet në ngjyrën natyrale disa javë pas lindjes së foshnjes.

Artikulli paraprakSi të kujdeseni për lëkurën dhe flokët gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: 34 lindje për 24 orë në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.