Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kështu mund ta përdorni niseshten si produkt bukurie

Femina 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesor të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie!

Kjo gjë ndoshta nuk është e re për gjyshet tuaja, pasi në kohën kur mundësia për të patur një krem apo gjithëfarë produkti tjetër kozmtik, ishin përbërësit natyralë ata që u vinin grave në ndihmë! Por nëse ju nuk dini se çfarë të bëni me këtë produkt e si ta përdorni, lexoni më poshtë:

Maska anti-rrudhë

Përzieni ¼ e filxhanit me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht.

Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë, transmeton living.al.

Pastron qelizat e vdekura të lëkurës

Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.

Neutralizon erën e djersës

Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë ! Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.

Shampo e thatë

Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë.

Trajton djegiet e diellit

Përzieni pak niseshte misri me ujë dhe aplikojeni masën e përftuar në zonën ku jeni djegur nga dielli. Lëreni për disa minuta dhe do të shihni sa do të qetësohet lëkura juaj.

Artikulli paraprakSi ndikon pasta e dhëmbëve në shtatzëni, a është e dëmshme
Artikulli i rradhës Kështu eksperimentuan me njerëz mjekët në kohën e Hitlerit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.