Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 5 shkurt 2019

Horoskopi 04/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive.

Demi-Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e martë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, ka ardhur momenti që të bëni projekte të rëndësishme. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja.

Binjakët-Gjatë kësaj të marte, Hëna do të ketë një ndikim shumë të favorshëm, pavarësisht ndikimit negativ të Plutonit. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të bërë propozime dhe për të përfituar më tej prej tyre.

Gaforrja-Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes, sidomos në rast se janë të përfshirë në dy histori paralele. Bëni kujdes të mos hidhni hapa të gabuar, për shkak se po përjetoni një fundjavë mjaft të tensionuar. Sfera sentimentale do të jetë shumë herë më e mirë.

Luani-Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndë, ndaj mundohuni që të shmangni përplasjet, dhe mos këmbëngulni vetëm në mendimin tuaj, pasi nuk keni vetëm ju të drejtë. Të paktën gjatë kësaj të marte hiqni dorë nga dëshira e protagonizmit, pasi rrezikoni të përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri, rikuperimi do të vijë vetëm në ditët në vijim.

Virgjëresha-Sa i takon sferës sentimentale kjo do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme. Ndikimi pozitiv i Venusit, do të sjellë përmirësime në çdo drejtim. Sa i takon punës, prisni momente më të mira për të hedhur hapa të rëndësishëm.

Peshorja-Parashikohet një e martë neutrale, pas ditëve të vështira që keni kaluar në raport me situatat që ju rrethojnë. Si në punë edhe në dashuri parashikohet që të ketë tensione, ndaj mundohuni të shmangni veprimet e pamatura.

Akrepi-Kjo e martë nuk do të jetë aspak siç e dëshironi, për shkak të humorit të keq në sferën sentimentale. Mundohuni që të mos kukoni shumë nga vetja si fizikisht edhe psikologjikisht. Në ditët në vijim, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari-Parashikohet një e martë e ngadaltë, ndonëse më e mirë se e hëna. Përfitoni për të hedhur ndonjë hap më shumë ose për të pushuar. Vetëm në fundjavë, do të ketë rikuperim.

Bricjapi-Kjo e martë do të jetë shumë më pozitive se dita e hënë. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Sa i takon sferës profesionale duhet të bëni pak durim, pasi ndryshimet do të ndodhin pas gjysmës së muajit. Po ashtu duhet të tregoni kujdes në raportin me të lindurit e gaforres dhe peshores.

Ujori-Gjatë kësaj dite keni Hënën në favorin tuaj. Bëni kujdes veç me polemikat e tepërta dhe pa arsye. Kjo e martë është mjaft e rëndësishme edhe sa i takon ndjenjave, por konfirmimet e vërteta duan javë që të vijnë.

Peshqit-Ndjeni ende ndikimin e një periudhe të vërtetë në dashuri, por gjatë kësaj të marte do të rigjeni qetësinë. Hap pas hapi nën ndikimin e favorshëm të yjeve, do të arrini të dilni nga një situatë e vështirë që keni kaluar në muajin janar. Ky është momenti për të kthyer faqe.

Artikulli paraprakJona rrëfehet për herë të parë pas lindjes: E bëra për babain tim
Artikulli i rradhës Uji me akull që na servohet në lokale është shumë i rrezikshëm

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.