Diellza Kolgeci po e shijon çdo moment të shtatzënisë së saj të parë. Edhe pse në moshë 40-vjeçare, Diellza vetëm tash vendosi për shtatzëni.
E, ditë më parë ajo organizoi një aheng për të zbuluar gjininë e bebes në ardhje, e që në befasi i doli të jetë vajzë.
Në këtë aheng, nga fotografitë e publikuara nga vetë modelja, shihet qartë se aj e ka shijuar secilin moment aty në prani të miqve dhe familjarëve.
Madje, në disa momente ajo shihet teksa edhe e luan ‘çyqekun’, duke vallëzuar me beben e saj në barkë. Barku i dukej tejet i fryrë, andaj Diellza po shkon drejt një fazë më të avancuar të shtatzënisë.
Kjo shtatzëni erdhi nga lidhja e modeles me basketbollistin, Fisnik Rugova.