Almeda Abazi, super-modelja shqiptare, po kalon muajin e saj të fundit si shtatzënë. Ajo po poston vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale për t’i mbajtur fansat e saj të informuar rreth gjendjes së saj.
Për Shën Valentin, ajo ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin e saj drejt kryeqytetit italian, Romë, ku po shijon çaste mjaft të mira.
Por, duket se shtatzënia bashkë me udhëtimin kanë sjell lodhje për modelen. Fotografia e fundit të cilën Almeda e ka postuar e tregon një gjë të tillë.
Edhe pse me ‘make up’, ajo shihet e lodhur dhe jo në formën e saj më të mirë. Epo, normale kjo marrë parasysh moshën e saj të shtatzënisë.
Ndryshe, kjo është shtatzënia e parë për Almedën.