Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 26 shkurt 2019

Horoskopi 26/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Mos lejoni që t’iu vënë përpara situatat! Vetëm nëse do të ruani kthjelltësinë e duhur, do arrini që t’ia dilni. Mund të ketë diskutime të forta në çift, por mundohuni që të jeni sa më fleksibël. Ata që janë vetëm, do të jenë të detyruar të ndërpresin një njohje të nisur prej pak kohësh, e cila marrë rrjedhën e gabuar. Sa i takon punës, gjatë kësaj të marte nuk do të mungojë mundësia për të realizuar një projekt të cilin e keni përzemër.

Demi-Ka ardhur momenti që ti përkushtoheni ndjenjave dhe dashurisë. Detyrimet familjare ju thërrasin, ndaj mos i lini pas dore. Mundohuni që të rregulloni një situatë sa më shpejtë. Në punë, do të kaloni çdo situatë me buzëqeshje dhe shumë durim.

Binjakët-Takimet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo është një ditë ku do të bini kollaj dakord me njerëzit që iu rrethojnë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje të reja. Në punë, duhet të veproni me diplomaci për të kaluar çdo vështirësi me kolegët dhe për të rivendosur harmoninë.

Gaforrja-Shumë nga të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqin ndjenja delikate ndaj njeriut të zemrës. Mos u dominoni nga këto ndjesi, pasi mund të komprometoni çdo gjë. Mundësi të shumta takimi, parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë, duhet të përkushtoheni më shumë për të siguruar fitimet e dëshiruara.

Luani-Parashikohet një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave, ku kënaqësitë që do të merrni janë maksimale. Nëse jeni vetëm, parashikohen mundësi të mira për të bërë një njohje interesante. Sa i takon punës, ka ardhur momenti për të investuar apo për të nisur një projekt të ri. Yjet do ju mbështesin.

Virgjëresha-Ndikimi i Mërkurit, nuk do ju lejojë që të dialogoni në mënyrën që ju dëshironi. Megjithatë duhet të mësoni që të matni fjalët dhe gjykimet. Për ata që janë vetëm, nuk parashikohen angazhime serioze, ndaj argëtohuni. Në punë, nëse jeni në kërkim të bashkëpunimeve të reja, Mërkuri është shumë i favorshëm.

Peshorja-Mund ta bëni këtë ditë të paharrueshme dhe të rrini pranë atyre që kanë vërtetë nevojë. Mos lini pas dore, as personin që doni. Ata që janë vetëm, do të jenë mjaft tërheqës dhe do kenë mundësi të shumta, për të rënë në sy. Puna kërkon më shumë përqendrim. Mos merrni vendime të rëndësishme dhe reflektoni mirë lidhur me çdo propozim.

Akrepi-Dita nuk do të nis aspak mirë, por do të jetë e mbushur me tensione dhe të papritura, të cilat kanë të bëjnë me jetën në çift. Mundohuni të mos e humbni durimin dhe të gjeni një pikë për tu qetësuar. Ata që janë vetëm, do të jenë të mbushur me pasiguri. Do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon punës.

Shigjetari-Ka ardhur momenti që të vendosni nëse lidhja në të cilën jeni të përfshirë, meriton të vazhdojë. Shikoni mirë në zemrën tuaj! Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me kërkesa, por nuk duhet të bien ndaj çdo tundimi. Në punë do të keni shumë avantazhe dhe do të përfshiheni në një projekt shumë interesant.

Bricjapi-Nëse keni përjetuar një ndarje dhe po nisni një lidhje të re, tregohuni të matur, në mënyrë që të mos vuani sërish. Para se të besoni verbërisht, prisni pak. Ata që janë vetëm, mund të gjejnë ngushëllim tek një njohje e re, shkruan noa. Në punë, jeni në pritje të një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju mundon.

Ujori-Mos iu besoni shumë njerëzve të cilët nuk iu respektojnë dhe nuk mbajnë fjalën. Edhe në dashuri duhet të kërkoni që t’iu respektojnë dhe t’iu marrin në konsideratë. Nëse jeni vetëm, e ardhmja varet vetëm nga ju. Në punë do të keni mundësi të shumta suksesi, por duhet të rrethoheni vetëm nga njerëz të besuar.

Peshqit-Parashikohet një e martë dinamike dhe interesante, ku Venusi do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Do të keni në dispozicion çdo mjet që dëshironi. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të organizuar një moment intimiteti për të bërë për vete një person. Besojini intuitës tuaj në punë dhe në këtë mënyrë do të bëni projekte të shkëlqyera.

Artikulli paraprakNë Spitalin e Pejës kanë lindur katër djem dhe një vajzë
Artikulli i rradhës Binjakët e Egzonës dhe Albatritit, si dy engjëj

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.