Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse ju dhemb plaga e operacionit cezarian

Jetë 28/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Woman's abdomen.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shenja që ngelet pas lindjes me operacion mund të shkaktojë probleme tek nëna edhe kohë më pas. Ajo është një shenjë që i kujton emocionet e një momenti të bukur, momentin që ka sjellë në jetë fëmijën e saj por nuk janë të pakta nënat që ankohen edhe për dhimbje kur temperaturat fillojnë të ulen.

Nuk bëhet fjalë për dhimbjet e momenteve të para pas lindjes pasi ato gjithsesi qetësohen me medikamente.

Përse shfaqen këto dhimbje tek plaga? Edhe pse duket si e pamundur, ekspertët kanë provuar se kjo gjë është e vërtetë dhe ndodh pasi trupi ynë i përgjigjet uljes së temperaturave duke shkaktuar një pickim tek shenja e operacionit te lindjes dhe operacioneve të tjerë në përgjithësi.

Kjo ndodh pasi lëkura në atë zonë ësht tepër delikate ndaj të ftohtit dhe rritjes së përqëndrimit të lagështirës. Njësoj si edhe frakturat, plaga e operacionit konsiderohet si një lloj traume për organizmin, dhe kjo është një pasojë.

Në lidhje me perceptimin e dhimbjes tek plaga në rast të përkeqësimit të motit është folur që në kohën e Hipokratit, dhe studiuesit ende janë duke punuar për të gjetur një shkak edhe më subjektiv në lidhje me këtë.

Gjithashtu mund të themi se ka disa persona që janë tepër të ndjeshëm ndaj ndryshimit të kohës dhe trupi i tyre përgjigjet duke krijuar dhimbje në zona të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shenjën e operacionit./pernenat.al

Artikulli paraprakPse duhet të hani majdanoz gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Mamitë dhe gjinekologët duan që ju t’i dini këto 10 gjëra për shtatzëninë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.