Shpesh kemi dëgjuar se disa ushqime janë të dobishme apo të dëmshme gjatë shtatzënisë. Por çfarë roli ka majdanozi gjatë kësaj periudhe delikate dhe të rëndësishme në jetën e gruas?
Roli i majdanozit në shtatzëni: Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme ne shtatezani dhe për këtë arsye duhet të konsumoni ushqime të zgjedhura, te pasura me vlera ushqyese.
Një prej tyre është edhe majdanozi pasi kjo erzë është e pasur me minerale dhe vitamina, është një burim shumë i rëndësishëm i vitaminës K, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe indeve, krahas tyre ka rëndësi edhe në koagulimin e gjakut.
Një vitaminë tjetër shumë e rëndësishme është edhe vitamina A, e cila përmirëson shikimin si edhe forcon sistemin imunitar, si edhe vitamina C, e cila vepron për një shëndet më të mirë të lëkurës. Megjithatë nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë e majdanozit, kjo pasi është e dëmshme.