Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaktarët e anemisë dhe rreziqet për beben në shtatzëni, flet mjekja shqiptare

Këshilla për shtatzëna 05/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anemia e lidhur me shtatzëninë është një fenomen i zakonshëm sidomos në tre-mujorin e dytë dhe të tretë; Trupi ka nevojë për hekur dhe vitamina të tjera që të rrisë prodhimin e qelizave të kuqe të reja

Dr. Blerina Koprencka

Pothuajse gjithmonë ekziston një lidhje midis shtatzënisë dhe anemisë. Anemia ndodh kur ju nuk keni mjaftueshëm rruaza të kuqe në trup ose rruazat e kuqe nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë (proteina që merr O2  nga mushkëritë dhe e shpërndan në gjithë trupin).

Pa hemoglobinë të mjaftueshme trupi e ka të vështirë të oksigjenojë si duhet qelizat e tij. Por mos u shqetësoni: anemia e lidhur me shtatzëninë është një fenomen i zakonshëm sidomos në tre-mujorin e dytë dhe të tretë. Me kujdesin e duhur ju mund të vazhdoni të keni një shtatzëni të shëndetshme.

Shkaku i anemisë në shtatzëni

Kur jeni shtatzënë volumi i gjakut në trupin tuaj rritet rreth 50%  në mënyrë që të plotësojë nevojat tuaja dhe të fëmijës që po rritet. Kjo ul përqendrimin e hemoglobinës në gjak. Trupi ka nevojë për hekur dhe vitamina të tjera që të rrisë prodhimin e qelizave të kuqe të reja.

Niveli i ulur i këtyre elementëve në depot e organizmit ngadalëson prodhimin e rruazave të kuqe dhe për pasojë vështirësohet oksigjenimi adekuat. Rezultati: një nënë shtatzënë e lodhur. Në pjesën më të madhe të rasteve, anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit si në depot ashtu dhe në dietën e nënës para apo gjatë shtatzënisë.

Më pak e zakonshme është që të shkaktohet nga: deficiti i vitaminës B12 apo i acidit folik, nga hemorragjitë, nga sëmundje të tjera shoqëruese si sëmundjet e veshkave, çrregullime imune apo sëmundje të tjera hereditare si; talasemia apo drepanocitoza etj. Pra, që të kuptohet cili është shkaku i  anemisë, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun Hematolog si dhe me mjekun tuaj Obstetër-Gjinekolog.

Rreziqet

Rrallë ndodh që anemia gjatë shtatzënisë të sjellë probleme te fëmijët, sepse fëmija merr gjithë rezervat vitaminike të nënës për t’u zhvilluar. Megjithatë në qoftë se anemia lihet e patrajtuar, ajo mund të thellohet, duke krijuar kështu vështirësi në rritjen e fëmijës dhe njëkohësisht edhe në shëndetin e nënës , ndaj është e rëndësishme të diagnostikohet dhe kurohet në kohë.

Efektet negative te fëmija: Shëndeti dhe zhvillimi; Peshë më e vogël trupore; Defekte të tubit neural (në rastin e defiçitit te acidi folik).

Artikulli paraprakKëto janë gabimet që bëni me poret e lëkurës
Artikulli i rradhës E kujtoni ‘Marian’ e ‘Për ty’? Ja si duket aktorja e famshme tani

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.