Ditën e sotme në festën e gruas, këngëtarja shumë e dashur dhe e njohur për publikun, Anjeza Shahini, u bë për herë të parë nënë.
Ajo e ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku dhe ka zbuluar emrin e fëmijës.
Anjeza dhe bashkëshorti i saj, diplomati i njohur Paul Edward Conolly, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Tori.
“Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, ka shkruar Anjeza pranë fotos që ka marrë shumë urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj.