Super-modelja shqiptare, Almeda Abazi, është duke kaluar në muajin e fundit të të qenit grua shtatzënë.
Por, duket se shtatzënia e ka lodhur mjaft shumë modelen shqiptare. Kështu të paktën duket në fotografinë e fundit që vetë Almeda ka publikuar në rrjetet sociale.
Në të, ajo shihet e lodhur në fytyrë teksa duket se mezi pret që t’i jap japë bebes së saj.
Almeda është në pritje të një djali, i cili do të jetë fëmija i saj i parë. Ajo është e martuar me yllin e aktrimit turk, Tolgahan Sayisman.
Çifti po jeton në Turqi, edhe pse Almeda mjaft shpesh po udhëton në Tiranë për ta vizituar familjen.