Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta mbajmë lëkurën e shëndetshme? Këshilla me vlerë për çdo grua

Femina 09/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëkura është organi më i gjatë në trupin tonë. Sigurisht keni dëgjuar për shumë mënyra me anë të së cilave ajo mbahet e pastër dhe e shëndetshme.

Disa prej këtyre miteve janë të vërteta dhe disa jo – shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Lëkura ka veti rigjeneruese
Kjo është e vërtetë. Lëkura konsiderohet si një barrierë ne mes hapsirës së brendshme të organizmit dhe ambientit të jashëm. Ajo përbëhet nga qeliza të cilat kanë aftësi rigjeneruese dhe prodhohen gjatë tërë kohës.

Pini 2 litra ujë gjatë ditës për të patur një lëkurë të pastër
Kjo nuk është e vërtetë. Sasia e ujit të cilin e pini nuk ndikon direkt në shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Uji përcillet në shtresat më të thella të lëkurës, duke mos ndikuar direkt në pastërtinë e saj.

Stresi e përkeqëson lëkurën
Ky mit ëshë i vërtetë. Duke patur parasysh që kohëve të fundit niveli i stresit është shtuar tek njerëzit për shkak të stilit të jetës të cilin ata e bëjnë, janë bërë studime për efektet që ky stres shkakton. Një ndër pasojat e stresit është përkeqësimi i lëkurës dhe shkaktimi i sëmundjeve të lidhura me lëkurën siç janë: psoriaza dhe ekzema.

Ngrënia e çokollatës shkakton akne
Ngrënia e çokollatës nuk shkakton akne. Aknet zakonisht shkaktohen nga ndryshimet hormonale apo ndonjë ndryshim tjetër në gjëndrat tiroide. Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme mund të shkaktojë shume probleme në shëndet por jo akne.

Pastrimi i lëkurës me sapun shkakton ekzemën
Ekzema është një sëmundje gjenetike e cila shkakton irritim të lëkurës skuqje dhe tharje, që do të thotë se kjo sëmundje nuk shkaktohet nga agjentët e tjerë përpos faktorëve gjenetik.

Shenjat e bardha në thonjë tregojnë mungesë të kalciumit
Kjo teori nuk është e vërtetë.Edhe pse kalciumi është shumë i rëndësishëm për thonjë të shëndetshëm, gjithsesi kjo teori nuk qëndron. Shenjat e bardha në thonjë janë si pasojë e disa çrregullimeve jo serioze si shkak i depërtimi të ajrit në matrikse të thonjëve.

Rrezet e diellit ndikojnë për mirë në lëkurë
Ky mit për disa njerëz mund të jetë i vërtetë, për shkak se rrezet e diellit janë burimi kryesor i vitamiës D, mirëpo për disa njerëz mund të shkaktojnë probleme të mëdha me lëkurën.

Artikulli paraprakSi më largoi lindja e vajzës nga përdorimi i drogës
Artikulli i rradhës IKSHPK’ja jep këshilla për parandalimin e gripit sezonal

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.