Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodh nëse anestezioni juaj dështon?

Jetë 24/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në 20 pacientë kanë përjetuar paralizën në vend të anestezionit gjatë një operacioni kirurgjik. Donna Pener është një nga këta persona, e cila po i nënshtrohej një operacioni kirurgjik në abdomen dhe fatkeqësisht anestezioni kishte dështuar.

Ajo tregon se që nga ajo kohë, ka mbetur e traumatizuar dhe vazhdon të ketë panik ataku çdo dy tri ditë. “Më ka ndryshuar jetën, unë nuk jam në gjendje të rri vetëm, të punoj apo të bëj ndonjë aktivitet pa e kujtuar atë eksperiencë”, tha Zonja Pener.

Deri tani dështimi i anestezisë është ende një mister, raste si të zonjës Pener janë shume të rralla, mirëpo 5% e pacientëve mund të zgjohen në tavolinën e kirurgjisë dhe anestezioni të mos funksionojë. Mirëpo duke iu falënderuar efektit të amnezisë që jep anestezioni fatmirësisht pacientët, që kalojnë këtë eksperiencë mund të mbajnë mend shumë pak ose fare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit janë duke u munduar të kuptojnë më shumë për rrethanat e një situate ku anestezioni dështon, në mënyrë që të arrijnë të reduktojnë faktorët, që e shkaktojnë atë, duke i reduktuar rastet të cilët e përjetojnë këtë situatë.

Sedativët e parë janë zbuluar gjatë vitit 1840. Eteri sulufurik ishte një nga sedativët e parë, i zbuluar nga një dentist, i cili prezantoi punën e tij publikisht duke kryer një ndërhyrje nën efektin e kësaj substance në një pacient. Ky pacient edhe pse ishte gjysmë i zgjuar, ai pohoi se nuk ka ndier asnjë dhimbje gjatë procedurës.

Deri tani janë përdorur substanca më të forta, që e kanë shkaktuar një humbje të plotë të vetëdijës, mirëpo kohëve të fundit më së shumti është duke u aplikuar heqja e ndjeshmërisë në një pjesë te caktuar të trupit, që njihet me emrin – anestezioni lokal.

Gjatë kryerjes së një ndërhyrje kirurgjike ekzistojnë shumë faktorët të cilët mund ta rrezikojnë procedurën, siç janë: mosha, pesha, përdorimi i duhanit apo natyra e sëmundjes. “Ne pretendojmë që një ditë me anë të ndonjë metode të arrijmë të marrim informacion nëse gjatë një ndërhyrje kirurgjike ka dështuar anestezioni, apo pacienti është i zgjuar dhe mund të ndjejë dhimbje”, tha Peter Odor, një nga pjesëmarrësit e këtij studimi.

Artikulli paraprakDjali i Adelinës ia ndreq ditën kësaj të fundit me këtë veprim
Artikulli i rradhës Ju kujtohet mjeku amerikan që rimodelonte vaginat? Tani ai po hapë një ekspozitë me punimet e tij

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.