Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja e kancerit të vezoreve që shumë pak gra kanë dëgjuar për të

Femina 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

1% e grave nuk janë në dijeni se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kancerit të vezores, ka zbuluar një sondazh i ri. Sondazhi i kryer nga Target Ovarian Cancer zbuloi se simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje, si dhimbja në pjesën abdominale dhe fryrja e barkut, nuk njihen nga shumica e grave.

Vetëm 1/5 nga 1000 gratë e intervistuara përmendën fryrjen e shpeshtë të barkut si simptomë. Problemi me simptomat e kancerit të vezores është se janë jo-specifike. Nëse i përjetoni këto simptoma shpesh për më shumë se 12 herë në muaj, lini një takim me mjekun specialist.

Ekspertët shpresojnë të ndërgjegjësojnë gratë mbi simptomat e zakonshme të kancerit të vezores, për t’i kontrolluar ato vetë, kështu ato që preken nga kjo sëmundje të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithsesi, një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga 100 gra të cilat kanë nevojë të shkojnë në tualet shpesh, vetëm 2 ose 3 mund të kenë kancer të vezores. Pavarësisht se është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit të femrat – pas kancerit të gjirit, mushkërisë dhe zorrës – një mjek specialist mund të hasë vetëm 1 rast me kancer të vezores çdo 5 vite, mesatarisht.

Duke pasur parasysh përgjithësimin e këtyre simptomave, pjesa më e madhe e pacientëve nuk marrin një diagnozë të saktë derisa të jetë shumë vonë. Vetëm 4% e garve janë të bindura që simptomat të cilat po përjetojnë vijnë si pasojë e kancerit të vezores. Disa nga pacientet madje mund të mos përjetojnë as edhe ndonjë simptomë./shëndeti.com

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet ta ndalni teshtimën
Artikulli i rradhës Çfarë është ritmi qarkullues, ora e brendshme e trurit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.