Laktimi është një reaksion i natyrshëm i trupit të grave që kanë kryer lindje. Por një fenomen i tillë mund t’ju ndodhë edhe atyre që nuk kanë mbetur asnjëherë shtatëzënë.
Laktimi pa shtatzëni ose galaktorrhea, mund të jetë një efekt anësor i disa ilaçeve ose çrregullimeve të gjëndrrës së hipofizës. Kjo dukuri është e shpërndarë tek rreth 20-25% e grave, kurse është e zakonshme tek gratë e moshës ndërmjet 20 dhe 35 vjeç, raporton MomJunction.
Shkaqet që mund të shkaktojnë shkarkimin e papërshtatshëm të qumështit janë kategorizuar në shkaqe psikologjike siç janë cikli mujor i çrregullt, niveli i lartë i hormonit të prolaktinës në gjak që rrit dhe stimulon prodhimin e qumështit të gjirit, manipulimi i gjoksit ose gjirit gjatë marrëdhënimeve seksuale dhe gjithashtu stresi psikosocial); si dhe shkaqet patologjike që mund të jenë çrregullimet infiltrative si histiocitoza dhe sarkoidoza, përcjellë GazetaShneta.
Trajtimi:
Trajtimi për galaktorrhea varet nga niveli i prolaktinës në organizmin tuaj. Nëse simptomat e hiperprolactinemisë bëhen të mërzitshme, atëherë pacientit u jepen ilaçe të mëposhtme:
Agonistët e dopaminës – Ndihmon në shtypjen e nivelit të prolaktinës së serumit, duke rikthyer funksionin gonadal, që elimion galaktorën dhe duke zvogëluar madhësinë e tumorit.
Ndërhyrje kirurgjikale – Është rrallë zgjedhja e trajtimit dhe duhet të merret parasysh vetëm nëse ilaçet dështojnë. Mjekët do të konsideronin kirurgji transsfenoide, e cila është një metodë e preferuar konvencionale. Radiokirurgjia është një tjetër metodë popullore e përdorur për trajtimin e kësaj gjendje gjendje.
Radioterapia – Konsiderohet në pacientët me makroadenomas, të cilët nuk mund të trajtohen duke përdorur ilaçe dhe as nga ndërhyrja kirurgjikale./GazetaShneta/