Kur ju sapo keni lindur fëmijën, trupi juaj përjëton ndryshime drastike që do e ndërrojnë tërësisht mënyrën e funksionimit.
Ndryshim pëson edhe sistemi i ciklit menstrual, i cili pas lindjes, ndryshon tek secila grua, shkruan GazetaShneta.
Kësaj radhe, Mamia Razije Musa ka shkruar rreth kohës kur nënat duhet të presin ciklin menstrual pasi kanë lindur. Ajo ka shpjeguar se cikli menstrual lidhet ngushtë me procesin e gjidhënies, ku nënat që ushqejnë fëmijën e tyre me gji, ciklin do e presin pas një viti, për dallim nga ato që ushqejnë të vegjëlit me qushmësht formulë, që do e presin ciklin menjëherë pas në muaji.
Por, Musa e ka potencuar se secili trup ka vecantitë e veta andaj simptomat nuk janë “të prera me thikë” dhe varijojnë tek secili organizëm. /GazetaShneta/
Lexo të plotë postimin:
KUR DUHET TË KENI CIKLIN E PARË PAS LINDJES ?
Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë nga ju jeni të shqetësuara me rikthimin e ciklit menstrual pas lindjes.
Një grua do ta ketë ciklin e parë pas lindjes varësisht se në çfarë forme e ushqen fëmijën e saj. Nanat që ushqejnë më qumështi gjiri prodhojnë hormonin prolaktinë që e ndalon ovulimin, cikli te nanat gjidhënëse mund të vonoj deri në një vit prej momentit të lindjes.
Nanat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht formulë mund të kenë ciklin e tyre të rregulltë menjëherë muajin e parë pas lindjes.
Ajo që dua të potencoj është se të gjitha këto të dhëna janë të përafërta, asnjë organizëm nuk është i njejtë dhe dicka që është normale për një grua mund të mos jetë për tjetren, prandaj ka gra gjidhënëse që u rikthehet cikli më herët se para vitit të parë të lindjes dhe ka gra që ushqejnë me formulë dhe mund të mos e kenë ciklin e parë edhe dy apo tre muaj pas lindjes.
E rëndësishme është që për çdo shqetësim në lidhje me ciklin tuaj ta kontaktoni mjekun gjinekolog dhe të mos ndërmerni asnjë hap pa u konsultuar me të.
Me dashuri, Razija